E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hawai është kthyer këto ditë në parajsën e sërfistëve

Siç shihet edhe nga pamjet artistët e dallgëve kanë ofruar nga agimi në perëndim një spektaklël të jashtëzakonshëm. Mijëra sërfistë kanë rrëshqitur ndërmjet mureve të dallgëve që arrinin deri në 9 metra lartësi. Këto dallgë të larta u cilësuan si perfekte, të papara ndonjëherë që prej vitit 1984 kur edhe u zhvillua për herë të parë gara e sërfistëve. Që atëherë sërfistët kanë pritur për momentin perfekt, dallgën e madhe dhe shkatërrimtare që duhej sfiduar. Dhe të martën forca e natyrës ishte aq e madhe sa një pallat, por sërfistët nuk kanë dashur t’ia dinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›