E Diel, 1 Nëntor 2026

INSTAT: Rriten çmimet e konsumit me 0.4 përqind

Çmimet e konsumit gjatë muajit nëntor u rritën me 0.4% krahasuar me muajin paraardhës. Shifra është publikuar sot nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit, inflacioni për nëntorin, arriti në 2,8 për qind nga 2,6 që ishte një vit më parë. Rritje çmimesh vërehen pothuajse në të gjithë nëngrupet e ushqimeve ku bie në sy shtrenjtimi i zarzavateve me gati 12 për qind, përjashtim bëjnë frutat, që për shkak të sezonalitetit janë ulur me 8,3%. Sipas INSTAT-it edhe gjatë muajit nëntor ka vijuar shtrenjtimi i karburanteve, kështu çmimi i naftës u rrit me 2.5 përqind ndërsa benzina me 1.4 përqind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›