Çamët promemorie Lohanit për genocidin grek
Përfaqësues të komunitetit çam i kanë kërkuar bashkësisë ndërkombëtare dhe autoriteteve më të larta të shtetit që t’i imponojë Greqisë pranimin publik të fajit, lidhur me genocidin e ushtruar ndaj pleqve, grave dhe fëmijëve që mbetën të vrarë dhe të tjerë që vdiqën rrugës nga uria dhe vujajtjet në rrugëtimin drejt Shqipërisë më 9 dhjetor të 1948.
Nëpërmjet një promemorie, Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi si dhe deputeti Tahiri në Ditën Botërore të luftsë kundër genocidit kanë ritheksuar kërkesat e këtij komuniteti mbi zgjidhjen e çështjes çame. Në të kundërt ata deklaruan se mbeten të vendosur të përshkallëzojnë protestën e tyre me të gjitha mjetet demokratike, politike e juridike deri në përmbushje të asaj që ata e konsiderojne të drejtë e legjitime.
Shpëtim Idrizi “Kërkojmë pranim publik të fajit prej Greqisë shtetit shkaktar të këtij genocidi; b) dëmshpërblime për familjarët e viktimave të pafajshme të këtij genocidi; c) Mundësi për anëtarët e Komunitetit tonë për të vizituar tokat dhe varret e të parëve; d) Ngritje e lapidareve apo monumenteve që nderojnë të vdekurit dhe të vrarët e asaj periudhe dhe heqje e memorialeve të atyre që shkaktuan masakrat mbi popullsinë shqiptare çame; e) Restaurim të së drejtës së pronësisë; f) Amendim të ligjeve të vitit 1970-1980 në ato nene që ndalojnë ish shtetasit grekë me kombësi shqiptare të rikthehen. Këto nene bien në kundërshtim me European Convention of Human Rights apo Universal Declaration of Human Rights që ndalojnë çdo lloj diskriminimi mbi bazën e kombësisë; g) Realizim të së drejtës së rikthimit në tokat e tyre të të gjithë atyre që e duan një gjë të tillë duke rifituar statusin e para Luftës së dytë botërore. h) Kompensim eventual të pronave të konfiskuara, dhe pagim të gjithë detyrimeve ligjore nga shfrytëzimi i këtyre pronave, depozitave bankare, fabrikave, trojeve bujqësore apo për ndërtim.”
Çështja çame ndonëse për Athinën zyrtare nuk ekziston si e tillë për autoritetet e Tiranës, ajo njihet si problem i këtij komuniteti. Vetë kryeministri Berisha pak kohë më parë në një intervistë dhënë Televizionit A2 në Shkup ka deklaruar se problemi çam nuk mund të injorohet pasi ai ekziston në kontekstin e pronave. Pavarësisht kësaj, panorama që ofrohet si nga Tirana zyrtare dhe injorimi i autoriteteve greke, 5 dekada pas asaj që njihet si masakra e fundit e Luftës së Dytë Botërore, problemi çam vijon ende të mbetet në një udhëkryq pa zgjidhje.