E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën grabitësi shqiptar

Ka përfunduar tragjikisht grabitja e një familje në Rafina në oret e para të mëngjesit në Athinë. Katër shqiptarët autorë të grabitjes kanë kujtuar se gjithçka përfundoi me sukses, por vetm nje orë me vonë janë përplasur me një shtyllë dhe njëri nga 4 grabitësit ka humbur jetën. Policia sapo ka mbëritur në vendgjarje ka konstatur se në makinën e aksidentuar, ndodheshin personat të cilët pak orë më parë kishin kryer një grabitje në Rafina 40 km në veri-lindje të Athinës.
Siç del edhe nga të dhënat 4 shqiptarë hynë në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në shtëpinë e një çifti amerikano-shqiptar. Nën kërcënimin e një pistolete kanë detyruar një shtetase amerikane 66 vjeçare dhe një shtetas shqiptar 70 vjeç të dorëzojnë kasafortën e familjes. Më pas grabitësit vendosin kasafortën me 30 mijë euro brenda në bagazhin e makinës dhe largohen nga vendgjarja në drejtim të qendrës së Athinës.
Në rrethana që ende nuk dihen makina e grabitësve është përpalsur me një shtyllë në rrugën Kifisia në Ambeloqipus. Shkak me sa duket është bërë shpejtësia e lartë e automjetit, i cili në atë orë nuk ndiqej nga ndonjë makinë policie. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur në vend shoferi i mjetit një 31 vjeçar nga Shqipëria. Në makinë policia gjeti kasafortën e familjes së sapo grabitur, një pistoletë, katër masaka një shkop gome dhe katër thika. Trupi i të aksedentuarit u dërgua në morgun e Athinës. Nuk është bërë i ditur emri i 31-vjeçarit. Policia bëri të ditur se ka në dispozicion të saj edhe 2 nga tre emrat e personave që ishin në makinë në momentin e përplasjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›