Rama: Berisha sulm barbar ndaj opozitës
Në daljen e tij të parë pas kthimit nga Praga ku mori pjesë në Kongresin e Partive Socialiste Europiane, kryesocialisti Rama ka reaguar lidhur me përplasjen që patën deputetët e opozitës me policinë në pallatin e kunatit të deputetit Dashamir Peza. Në një konferencë në Bashkinë e Tiranës, Rama kërcënoi kryeministrin Berisha se do të përballet me padi dhe kallëzime në gjykatë dhe organin e akuzës për ato që ai i cilësoi si shpifje dhe sulm barbar ndaj opozitës.
Tv Klan tentoi të kërkojë komentin e kryesocialistit për përgënjeshtrimin që zëdhënësja e Kongresit të Partive Socialiste Ruropiane Tompson në një intervistë telefonike i bëri njoftimit për shtyp të dalë nga selia rozë se në këtë kongres u propozua një qendrim mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe se ai mori pëlqimin e të gjitha partive pjesëmarrëse. Por përgjigja e Ramës, e cila vazhdon të jetë e njejta prej muajsh për të gjitha pyetjet që i drejton TV Klan.