E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Te premten degjesat me grupet e interesit per ndryshimet kushtetuese

Këshilli i Legjislacionit vendosi ditën e premtën në orën 9:00 seancën për dëgjesat me grupet e interesit, ndërkohë që miratoi dy relatorët e çështjes Paulina Hoti e PD-së dhe Pandeli Majko i PS-së.

Në mbledhjen e sotme kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli deklaroi se ka pasur dy propozime për datën e dëgjesave dhe u ra dakort që ato të zhvillohen të premten në orën 09:00, ndërkohë që dy relatorët do të vijojnë punën.

Më 6 shtator, mazhoranca shtyu me dy javë kohë diskutimin e nismës së propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimet kushtetuese. Në mbledhjen e kaluar anëtarët e maxhorancës votuan propozimin për të marrë më shumë kohë që ta studiojnë nismën e PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›