E Diel, 1 Nëntor 2026

Akademiku francez, Burkar: Shqiptarët, me virtytet morale ndër më të rrallat në Lindje

Autori i Lajmit: red.
Prostitucioni lidhet para së gjithash, me pozitën e gruas në shoqëri. Zakonisht, kur preket kjo temë, mendja e shqiptarit të sotëm shkon te “diskriminimi barbar” që i bëhet gruas në të drejtën tonë zakonore, posaçërisht në Kanunin e Lekë Dukagjinit. Pa marrë në mbrojtje Kanunin, të paktën i gjithë kodi moral (apo edhe penal) shqiptar, i sanksionuar në kanunet tona, nuk lë kurrëfarë shtegu për prostituimin e grave.
Por le të shkojmë më tej në kohë. Disa autorë antikë (Varoni, për shembull), kanë folur për pozitën e
posaçme të gruas në disa fise ilire. Disa madje flasin për mbeturina të matriarkatit të vonshëm, për liri seksuale paramartesore apo elementë ekzogamikë. Por prostitucioni, si institucion, është një dukuri e pasmatriarkatit. Sidoqoftë, autorë grekë e romakë kanë theksuar se tek ilirët gruaja kishte një pozitë më të privilegjuar kundrejt të tjerëve. Si tregues të kësaj pozite, autorë të ndryshëm përmendin faktin se në
shtetin ilir, qysh në shekullin e dytë para erës së re, një grua, Teuta, zinte pozicionin e mbretëreshës (Stipçeviq, 2002: 192). Madje në literaturën mbi Romën përdoret cilësimi “nën udhëheqjen energjike të mbretëreshës së tyre ambicioze Teuta”. Për më tepër, zhvillimi i prostitucionit shkon në unitet me jetën e një populli, duke gjykuar në kompleks: me jetën ekonomike, politiko-ushtarake, sociale e familjare, me të drejtën zakonore, normat e bashkëjetesës, moralin tradicional etj. Në këtë vështrim, krahasuar me vendet e tjera me prostitucion të zhvilluar, duken diferencime të mëdha.
Në librin “Shqipëria dhe shqiptarët”, Zhak Burkari, anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave në kohën e tij, shkruan kështu: Për historianin, etnografin ose sociologun Shqipëria është një vend i banuar nga njëri prej popujve më të vjetër të Europës, i cili për mrekulli ka rajtur gjuhën dhe doket e tij, të cilat janë të njëkohshme me lashtësinë greke... Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lavdoj këtë
popull të shquar. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan, mospërfilljen për paranë, respektin për nderin e për mbajtjen e fjalës së dhënë. Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin, trimërinë,
veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur... Shqiptarët i përkasin një race ndër më të bukurat në Europë dhe virtytet e tyre morale, ndër më të rrallat në Lindje, janë të denja për bukurinë e tyre fizike... Në asnjë nga popujt e Gadishullit Ballkanik, ne nuk ndeshemi me virtyte të tilla aq burrërore, si ato që vërejmë te shqiptarët. Fshatari, malësori apo ushtari shqiptar, me të cilët unë jetova e hëngra bukë, në shtëpinë e të cilëve banova, duket si një zotëri madh, po ta krahasojmë me fqinjët e tij ballkanikë...

Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan, mospërfilljen për paranë, respektin për nderin e për mbajtjen e fjalës së dhënë. Në asnjë nga popujt e Gadishullit Ballkanik, ne nuk ndeshemi me virtyte të tilla aq burrërore, si ato që vërejmë te shqiptarët. Fshatari, malësori apo ushtari shqiptar, me të cilët unë jetova e hëngra bukë, në shtëpinë e të cilëve banova, duket si një zotëri madh, po ta krahasojmë me fqinjët e tij ballkanikë...
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›