Raufer dhe Quere: “Kanuni i Lekë Dukagjinit është “Bibla e mafias”
Autori i Lajmit: red.
Psikologu Lekë Sokoli
Psikologu kundër dy studiuesve francezë, sipas të cilëve “shqiptarët e kanë në gjak prostitucionin dhe se ky vend është vendlindja e vërtetë e mafias”
Prostitucioni i parë përtej fasadës, zbulon madje pa shumë vështirësi, të metat apo papërsosmërinë e të ashtuquajturit sistemi i vlerave të përbashkëta të njerëzimit. Ajo që del nga studimi i prostitucionit lidhet, para së gjithash, me të drejtat e njeriut. Në botën e sotme të madhe, të qytetëruar dhe shumë të ndjeshme ndaj të drejtave qytetare, ekziston një mikrobotë pa të drejta, në kuptimin më të plotë të fjalës. Kjo është (mikro)bota e prostitucionit.
Brenda një bote të ndjeshme për të drejtat, një mikrobotë pa të drejta
Prostitucioni meriton të trajtohet edhe si një problem juridik. Në këtë vështrim, studimi i psikologut Lekë Sokoli vë në dukje nevojën e thellimit të diferencimit (në trajtim, gjykim e ndëshkim), midis profesionit “të zgjedhur” dhe atij “të imponuar”, midis viktimave e trafikantëve, midis të miturve e të rriturve etj. Ai shprehet: “Ka ardhur koha e fillimit të një debati për legalizimin në kushte të përcaktuara me ligj të prostitucionit edhe në Shqipëri, mbështetur në normat ndërkombëtare”. Por ai e pranon se prostitucioni mbetet një “realitet vështirësisht i pranuar”, nisur nga reagimet shpesh ekstreme ndaj tij, siç janë krimet në familje, vetëgjyqësia etj. Siç vëren Ismail Kadare, “në shumë raste, të revoltuar kundër atyre që shpesh rrëmbejnë motrat e tyre për t i çuar si prostituta në Europë, djemtë shqiptarë, duke mos gjetur mjet tjetër për shfarosjen e kësaj murtaje, kthehen vetë, për fat të keq, në ekzekutorë të kriminelëve.” (Kadare, 2000)
Shitblerja për martesë, asnjë të përbashkët me shitblerjen për prostitucion
Nga ana tjetër, në Shqipëri nuk është praktikuar as shitblerja për qëllime prostitucioni, por vetëm për martesën. Por martesa tradicionale shqiptare (qoftë edhe kur është realizuar përmes parasë), nuk ka asgjë të përbashkët me prostitucionin profesionist dhe djemtë e sotëm tregtarë prostitutash nuk janë frymëzuar nga morali ynë tradicional, por nga e kundërta e tij.
Me realitetin shqiptar, të lidhur edhe me ushtrimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit, janë marrë studiuesit francezë të librit “Mafia shqiptare, një rrezik për Europën” (Raufer & Quere, 2003). Ata përpiqen të
argumentojnë se shqiptarët e kanë në gjen klanin dhe mafian, madje që nga koha parahomerike, se hapësira shqipfolëse e Ballkanit është vendlindja dhe vendbanimi i vërtetë i mafias, se eksodi shqiptar i këtyre viteve (duke përfshirë edhe eksodin kosovar të vitit 1999), është një kolonizim mafioz, se Kanuni i Lekë Dukagjinit është, sipas tyre, “Bibla e mafias” (madja autorët “çuditen” pse ai shitet lirshëm në kioskat dhe libraritë e qyteteve shqiptare, se suksesi i mafias shqiptare lidhet me cilësi të përgjithshme morale, si fjala e dhënë, besa, familja biologjike, apo lidhjet e gjakut. Pra, sipas autorëve të këtij libri, “shpirti mafioz” përkon tërësisht me “shpirtin e racës” shqiptare, ndërsa forca e “mafias shqiptare” qëndron në radhë të parë, te “kapitali që rrjedh nga krimi”, nga prostitucioni (për të cilin shqiptarët paskan një traditë të hershme) dhe nga droga.
“Pra autorët e këtij libri të zi.- argumenton psikologu Lekë Sokoli, e kërkojnë origjinën e mafias shqiptare, jo në cenet e shqiptarëve, por në virtytet e tyre: nderi, familja, besa, fjala e dhënë, mikpritja etj. Por, a është prostitucioni një fenomen tipik shqiptar? Për t iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet hulumtuar së pari në traditën tonë historike dhe krahas kësaj, në traditën e të tjerëve, sidomos të fqinjëve tanë.”
Epoka Viktoriane
Kur shtëpitë publike ishin dhoma të vërteta torture...
Ndarja e grave të këqija e mëkatareve, nga gratë e mira dhe nënat
Epoka viktoriane u karakterizua nga lufta midis idealit shoqëror puritan, nga njëra anë, dhe përmasave të jashtëzakonshme të seksit për treg dhe egërsisë së paparë të shfrytëzimit të prostitutave, sidomos në Londër. Prostituta, pra, është edhe shenjte edhe profane, perverse dhe e dashur, engjëll e djall (meleqe apo dreqe), robinë/skllave, por edhe sundimtare (Kleopatra, “prostituta e Qezarit”, për shembull), që dënohet me djegie së gjalli (Bibla), apo edhe që ngrihet në piedestal. Në prostitucion të çonte edhe detyrimi religjoz (në Korint, në tempujt e Babilonisë, në Mesapotami etj.), edhe nevojat seksuale mashkullore. Ka zotëruar apo jo mendimi negativ për prostitucionin? Kjo është një çështje tjetër. Por të paktën asnjë shoqëri nuk është krenuar me të. Megjithatë, prostitucioni është një dukuri e shtrirë në kohë e hapësirë. Ai ka ekzistuar përgjatë gjithë historisë, sikurse në të katër anët e globit. Kjo epokë lidhet me emrin e Mbretëreshës Viktoria, e cila sundoi plot 63 vjet (1837- 1901). Gjatë kësaj periudhe, ndikimi i rreptësisë morale të Oborrit Mbretëror mbi zakonet angleze qe mjaft i thellë. Në mënyrë të veçantë u këmbëngul sidomos në vlerësimin e virtyteve familjare puritane. Por, nga ana tjetër, edhe kjo epokë nuk i shpëtoi hipokrizisë, dyfytyrësisë, snobizmit, shthurjes etj. Prostitucioni, me përmasat e llahtarshme të tij, është shprehje e kontradiktave të mëdha morale të Anglisë viktoriane. Madje, nëse i referohemi prostitucionit, epoka viktoriane është quajtur si një ndër periudhat historike më përfaqësuese, por edhe më të palavdishme.
Prostitucioni i epokës viktoriane ishte i institucionalizuar. Shtëpia publike e Mary Jeffries, nga viti 1875 ishte më përfaqësuesja e kësaj periudhe. Ja si e ka përshkruar një reporter (cituar nga Tenot, 1960, p.54), gjendjen e kësaj shtëpie publike: “Rrahjet dhe fshikullimet në to ishin në një shkallë të paimagjinueshme.
Dhomat e znj. Jeffrles kishin pajisjet e dhomave të torturave.... Në tavane kishte unaza për të varur nga kyçet e duarve gratë dhe vajzat, litarë për t i lidhur ato në çdo qoshe, vende të ngushta ku i fusnin viktimat, që të mos mund të lëviznin gjatë aktit seksual. Ndër pajisjet e “qefit” bënin pjesë thuprat, kamxhikët, rrypat, deri prangat prej hekuri për të lidhur femrat…” (Roberts, 1992; Henriques, 1962; Zola, 1972; Kishtainy, 1982; Walkowitz, 1982.)
Realiteti shqiptar
Ilirët citohen si robër, por kurrë si skllevër
Po ndër shqiptarët e paraardhësit e tyre? Për të analizuar mundësinë e zhvillimit të prostitucionit te paraardhësit tanë, në mungesë të burimeve të drejtpërdrejta, duhet të rikujtojmë, se lindja e prostitucionit lidhet me përmbysjen e raporteve midis burrave e grave, se ai është zhvilluar në përpjestim të drejtë me shkallën e skllavërisë, se lindja e tij lidhet me qytetërimin (si etapë e zhvillimit shoqëror), se ai është shfaqur me më shumë qartësi sidomos te grekët, romakët (sikurse venedikasit, në kohën e lulëzimit të republikës së tyre), apo tek izraelitët etj.; pra jo larg nesh.
Ndër analizat e tërthorta mund të shihet për shembull vartësia e tij me shkallën e zhvillimit të skllavërisë. Autorët antikë (Theopompi, Agatarhidi etj.), kanë theksuar se edhe ilirët, ose disa prej tyre, e kanë njohur institucionin e robërisë. Por, siç analizon Stipçeviq (2002: 192), duke njohur shkallën e zhvillimit shoqëror në të cilën arritën fiset ilire, është vështirë të supozohet nëse kemi të bëjmë me robërit në kuptimin e plotë të kësaj fjale, gjegjësisht për skllavëri, si në Greqi e në Romë.
Madje për ilirët nuk është përdorur termi skllavëri, por thjesht robëri. Në ndonjë libër, krahas kësaj fjale (robëri), është vendosur në kllapa fjala greke dhuli, për të karakterizuar ata njerëz që, siç shprehet Athenaus (cit. nga Stipçeviq, 2002), në kohë paqje punonin tokën, ndërsa në kohë lufte luftonin nën urdhërat e të zotit. Por asgjë nuk thuhet për shfrytëzimin seksual të grave të robërve, megjithëse autorët që kanë shkruar për ilirët janë më shumë grekë që, nga përvoja e tyre, e dinin ç ishte skllavëria dhe prostitucioni.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008