E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos dy të rinj, arrestohet i dyshuari

Autori i Lajmit: red.
Dy djem nga Elbasani janë masakruar me një shishe të thyer, nga një i tretë, i cili është arrestuar dje nga specialistët e Seksionit kundër Krimeve të Jetës dhe Shëndetit. Burime nga policia pohojnë se Erjon Hysenaj, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, akuzohet se rreth orës 02.00, në Rrugën e Kavajës, në mjediset e brendshme të një lokali, dyshohet se në bashkëpunim me 34-vjeçarin Luan Novruz Mejdani, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta (shishe) 30-vjeçarin Armand Mziu dhe 29-vjeçarin Haki Lamçja, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë. Sipas të njëjtave burime, të dëmtuarve iu dha ndihma e menjëhershme mjekësore dhe aktualisht ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes u arrit të kapej vetëm njëri prej të dyshuarve, Erjon Hysenaj. Policia tha se po punohet intensivisht për kapjen e Luan Mejdanit. Burimet pohojnë se të dy personat akuzohen paraprakisht, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim. Arrestimi i tij u krye sepse dje rreth orës 02.00, në Rrugën e Kavajës, në ambientet e një lokali, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Luan Novruz Mejdani, 34 vjeç, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, Armand Ymer Mziun, 30 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, si dhe shtetasin Haki Haki Lamçja, 29 vjeç. Të dëmtuarve iu dha ndihma e menjëhershme mjekësore dhe aktualisht ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore e procedurale, ndërkohë që po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit Luan Mejdani. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 88 dhe 25 të Kodit Penal.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›