Mozaiku, gjinia e pikturës monumentale, nga lashtësia në ditët e sotme
Autori i Lajmit: red.
Mozaiku, gjini e pikturës monumentale dekorative, është njohur në Shqipëri që në lashtësi, si dhe në kohën e vonë antike. Lulëzimin më të madh aplikimi i kësaj gjinie të artit e ka pasur në shekujt e parë të erës së re, kur nga gurët e zallit u kalua në kubikë të prerë prej guri, balte të pjekur, mermeri dhe qelqi. Mozaikët e shekullit të parë janë thjesht ornamentalë me figura me kubikë të zinj, të vendosur mes sfondit të bardhë. Këtu vlen të përmendet një mozaik i zbuluar në qytetin e Durrësit me figura të ndryshme gjeometrike dhe skena nga mitologjia detare. Mozaikë të kësaj periudhe janë zbuluar edhe në Apoloni dhe Butrint. Në shekullin II-IV mozaikët janë më të shpeshtë, me disa ngjyra dhe me nivel artistik më të lartë. Shquhen për bukuri mozaikët e Apolonisë, të cilët gjenden në njërën prej tarracave në anën perëndimore të këtij vendbanimi. Motivet zbukuruese të mozaikëve të dyshemeve janë në të shumtën e rasteve gjeometrike dhe floreale, ndërkohë që karakteristikë për disa janë emblemat qendrore ku spikasin motivet mitologjike. Të tilla karakteristika dallohen edhe tek mozaikët e kohës së vonë antike, të cilët lidhen me monumentet paleokristiane. Në periudhën paleobizantine motivet e mozaikëve dallohen nga ato të dyshemeve të periudhës së mëparshme, pasi nuk janë të lidhur midis tyre, por shpërndahen në sipërfaqe lirshëm dhe kanë figura simetrike, kafshë në qetësi, pemë frutore, bisqe hardhie me gjethe rrushi, shpendë, lule, peshq dhe motive të ndryshme ujore.
Shqipëria, një vend i pasur me mozaikë
Në Shqipëri janë më shumë se 40 mozaikë, të shpallur "Momumente Kulture" të kategorisë së parë, të cilët janë nën mbrojtjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ndërkohë në vendin tonë ka edhe mozaikë të tjerë, të cilët nuk janë zbuluar ende nga arkeologët. Sipas specialistëve, Shqipëria e Jugut është nga zonat më të pasura me mozaikë, ndërkohë që në veri të vendit ndodhet vetëm një mozaik, i cili ndodhet në qytetin e Shkodrës dhe i takon shekullit VI të e.s. Shqipëria zotëron një fond të pasur mozaikësh, të cilët dëshmojnë kulturën e popullit tonë në shekuj, pjesa më e madhe e tyre ndodhet në gjendjen fillestare të zbulimit, ndërsa një pjesë e tyre ndodhet ende në formën e gjurmëve. Ndër 40 objektet, të cilat mbajnë në gjirin e tyre monumentet në fjalë, qyteti i lashtë i Apolonisë zë vendin e parë. Ai numëron brenda mureve të tij nëntë ambiente me mozaikë, si dhe një sërë gjurmësh të tyre që ende nuk e kanë parë dritën e ekspozimit të tyre. Specialistët thonë se "këto gjurmë janë indentifikuar, por ende nuk janë zbuluar për shkak të mungesës së fondeve". Po kështu, qyteti antik i Butrintit numëron një sërë mozaikësh, ndër të cilët përmendet edhe një mozaik i shekullit IV pas Krishtit. Një pasuri të tillë zotëron dhe qyteti tipik ilir i Bylisit. Kompleksi prej pesë bazilikash paleokristiane me motive të shumëllojshme gjeometrike, floreale, zoomorfe, të cilat i takojnë shekullit të 5-6 të e.s në këtë qytet, është ndër më të bukurit. Po kështu mozaiku "Bukuroshja e Durrësit" është një ndër mozaikët më të njohur në Shqipëri. Një mozaik mural, i vetmi në Shqipëri, ndodhet në amfiteatrin e Durrësit. Një rëndësi të veçantë kanë edhe pagëzimorja e Butrintit, trikonkat e Linit dhe të Antigonesë.
Tradita e mozaikut vazhdon të aplikohet edhe sot
Aktualisht, tradita e mozaikut vazhdon të aplikohet edhe në ndërtesa publike si në hollet e hoteleve, ndërkohë që ndër veprat më të mëdha të këtij arti të shekullit XX njihet mozaiku në ballë të Muzeut Historik Kombëtar. Sipas specialistëve, mozaiku po gjen zhvillim edhe në ndërtesat private, ku pëlqehet jo vetëm teknika për të zbukuruar sipërfaqet murale dhe dyshemetë, por të pëlqyeshme janë edhe pikturat murale. Në ditët tona përveç mozaikut në gurë origjinalë, përdoren edhe teknika të reja më pak të kushtueshme, por më të shpejta, të cilat krijojnë të njëjtin ekspresivitet artistik me teknikat e vjetra. Ky material përbëhet nga çimento, pluhur granili dhe allçi, më tepër aplikohet në sipërfaqe murale dhe në harqe dritaresh, ndërsa tek dyshemetë materiali duhet të jetë më i fortë.
Ky lajm është publikuar: 24/09/2008