Akciza, shtohen taksa për ambalazhet, ulen për kafen
20/05/2010 Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimet e draftit
Qeveria vendos akciza të reja për një kategori mallrash. Materialet e ambalazhit si qelqi, plastika e kartoni do të taksohen tashmë me qëllim kryesor, mbrojtjen e ambientit. Kjo përbën një nga ndryshimet që u miratuan dje në Komisionin e Ekonomisë, në ligjin për akcizat, që parashikohet të shtojë në të njëjtën kohë edhe të ardhurat në arkën e shtetit. Përmes këtyre ndryshimeve fiksohen akciza edhe për gomat e vjetra, si dhe për nënproduktet e naftës, si nafta virgine, mazuti, vajguri etj. Sipas këtyre ndryshimeve, reduktohej akciza e kafes deri në 30 lekë, nga 70 lekë që ishte më parë dhe zerohej akciza për produktet e kozmetikës, si dhe llambave me filament. Deputetët e Komisionit të Ekonomisë kërkuan që në këtë ligj, të përfshihej edhe heqja e akcizës për lëngjet e frutave dhe të ujit, që aktualisht është 2 lekë për litër. Gjithashtu, kundërshtuan heqjen e akcizës së produkteve kozmetike, duke i konsideruar si mallra luksi. Në këto ndryshime fiksohet vendosja e çmimit të shitjes me pakicë në pullat e mallrave të akcizueshme.