Ankandi i bonove të thesarit, norma arrin në 7.89%
20/05/2010 Interesi vazhdon të shënojë rënie, shkak rritja e financimit
Norma e interesit të Bonove të Thesarit në ankandin e fundit arriti vlerën 7.89%, duke vazhduar prirjen rënëse të nisur që në fund të vitit 2009. Në ankand u emetuan bono thesari me maturim 12-mujor në vlerën e 7.75 miliardë lekëve. Në rënie edhe interesat e bonove me maturim 6-mujor, që prekën nivelin 7.22%, nga 7.30% që ishin në ankandin paraardhës. Ekspertët e bankave mendojnë se ulja e normës së interesit të bonove ka rënë kryesisht si rezultat i rritjes së ofertës për financim nga bankat. Rritja e vazhdueshme e depozitave ka bërë që bankat të kenë në dispozicion likuiditete të shumta për t’u investuar. Rënia e kërkesës për kredi dhe rritja e rreziqeve në kredhënie ka bërë që vëmendja e bankave të drejtohet në tregun e bonove, si një investim i sigurt, në një moment kur ekonomia po kalon një fazë delikate. Ulja e interesave të bonove është një nga elementët më të rëndësishëm të përcaktimit të çmimit të kredive në lekë, që kuotohen mbi bazën e interesit të bonove. Një normë më e ulët interesi e bonove nënkupton një kosto më të ulët të huamarrjes së publikut në lekë.