Akdogan: Ndryshimi dhe transformimi total i "ALBtelecom"
Në harkun kohor të një viti, rreth 85 për qind e përdoruesve të internetit kanë zgjedhur "ALBtelecom" për të marrë këtë shërbim, ndërsa kjo kompani vazhdon të ofrojë paketa të leverdisshme dhe mundësi të pafundme për të gjitha kategoritë e klientëve. Drejtori i Përgjithshëm i "ALBtelecom", Mustafa Reshit Akdogan, në një intervistë për "Shqip", shprehet se kompania që ai drejton do të vazhdojë të jetë agresive dhe të rritet me shpejtësi si në sektorin e shërbimit të internetit dhe telefoninë fikse, duke aplikuar tarifa të leverdisshme dhe rritur në mënyrë progresive cilësinë e shërbimit. Akdogan premton se në të ardhmen do të vazhdojë shtimi i shpejtësisë pa kosto shtesë dhe aplikimi i tarifave të leverdisshme për shërbimin e internetit. Ai thotë se cilësia dhe mbështetja teknike e ofruar, jo vetëm ka rritur numrin e klientëve që i kanë besuar "ALBtelecom", por dhe u ka dhënë përgjigje të plotë kërkesave, pritshmërive dhe nevojave të të gjitha kategorive të klientëve. Akdogan rendit si ndryshim dhe transformim të rëndësishëm investimet e vazhdueshme në ndërtimin e një rrjeti, i cili në një të ardhme të afërt do të mundësojë aplikimin e të gjitha shërbimeve të "gjeneratës së re të telekomunikacionit". "Kemi ecur mjaft mirë në realizimin e projektit, të cilin ne e kemi cilësuar ‘Ndryshim dhe Transformim‘, i cili ka për qëllim që të ndryshojë katërçipërisht këndvështrimin tonë në shërbimet që ofrojmë. Do të vazhdojmë me këtë projekt deri në realizimin dhe implementimin e plotë në të gjitha aspektet në ‘ALBtelecom‘", shprehet Akdogan. Lidhur me politikat e çmimeve për shërbimet e ofruara, Akdogan thotë se
"ALBtelecom" ka aplikuar ulje të çmimeve të shërbimit të telefonisë fikse në një mesatare të përgjithshme që shkon deri në 25 për qind dhe ulje të tarifave për shërbimin e internetit në rreth 65 për qind. Aplikimi i çmimeve të leverdisshme, sipas tij është shoqëruar me rritje të vazhdueshme të cilësisë, sigurisë dhe shpejtësisë, çka ka plotësuar pritshmëritë dhe kërkesat e klientëve. "Edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të aplikojmë të njëjtat praktika për të gjitha shërbimet e ofruara nga ana jonë dhe do t‘u ofrojmë klientëve tanë mundësi më të veçanta, më tërheqëse dhe më të favorshme", vijoi ai. Për sa i përket tregut të telekomunikacionit, ai thotë se konkurrenca dhe "lufta" e çmimeve për shërbimet mes kompanive që ofrojnë shërbime në këtë treg ka sjellë avantazhe goxha të mëdha për klientët. Sektori i telekomunikacionit, në këndvështrimin e Akdogan ka filluar të stabilizohet dhe lojtarët kanë hartuar objektivat strategjikë të tyre bazuar në rregullimet e reja. "‘ALBtelecom‘ në kuptimin e përgjithshëm/////// jemi të kënaqur nga aplikimet e reja të AKEP dhe mendojmë se kanë rritur vlerat dhe në pika të veçanta në sektorin e telekomunikacionit ka pasur përparime të theksuara", thotë ai.
Kompania e telefonisë fikse "ALBtelecom", tani në shtator mbush dy vjet nga revolucioni i nisur nga "Çalik Grup". Gjatë kësaj periudhe, mund të na thoni se çfarë ka ndryshuar te kompania që Ju drejtoni? Në fillim patët vështirësi, po tani çfarë ndryshoi në mentalitetin e të punuarit?
Së pari, më duhet të theksoj se tashmë ne e konsiderojmë "ALBtelecom" jo më vetëm si një kompani, që ofron shërbimin e telefonisë fikse, por dhe si një kompani e cila mundëson "shërbime të telefonisë fikse me aplikime të reja dhe ofron zgjidhje teknologjike që lehtësojnë jetën e përditshme të çdokujt". Në këtë këndvështrim, po ecim në trajektoren e objektivave të vendosur që me privatizimin e kompanisë. Nëse do më pyesnit se cilat janë ndryshimet dhe transformimet e rëndësishme dhe shumë të vlefshme, atëherë do t‘u thoja se jemi duke investuar në ndërtimin e një rrjeti, i cili mundëson aplikimin e të gjitha shërbimeve të gjeneratës së re të telekomunikacionit. Do të vazhdojmë të jemi agresivë dhe në rritje progresive në tregun e shërbimit të internetit me ADSL në Shqipëri, duke u mundësuar të gjithë klientëve tanë aktualë dhe atyre potencialë të institucioneve publike dhe private një rrjet dhe shërbim data shumë cilësor dhe në gjendje për të përballuar të gjitha shërbimet më të fundit të teknologjisë. Në këtë drejtim mund të rendis strukturimin dhe organizimin e personelit, duke marrë si referencë pikërisht pritshmëritë dhe kënaqësitë e klientit. Kemi hedhur hapa të rëndësishëm në implementimin e strategjive të përcaktuara pas privatizimit të "ALBtelecom", me qëllim ofrimin e një shërbimi shumë më të mirë, më cilësor dhe më të sigurt. Mund të them se deri më tani kemi ecur mjaft mirë në realizimin e këtij projekti, të cilin ne e kemi cilësuar "Ndryshim dhe Transformim" dhe që ka për qëllim që të ndryshojë katërçipërisht këndvështrimin tonë në shërbimet që ofrojmë. Do të vazhdojmë me këtë projekt deri në realizimin dhe implementimin e plotë në të gjitha aspektet në "ALBtelecom".
Të flasim pak për shërbimet. Është e vërtetë që marrja e drejtimit të "ALBtelecom" nga turqit e "Çalik" ka sjellë avantazhe të mëdha për konsumatorin. Mund të na paraqisni një panoramë se sa kanë ndryshuar tarifat e shërbimit në këto dy vjet?
Më duhet të them që në fillim, se që pas privatizimit, "ALBtelecom" ka aplikuar ulje të çmimeve të shërbimit të telefonisë fikse në një mesatare të përgjithshme që shkon deri në 25 për qind dhe ulje të tarifave për shërbimin e internetit në rreth 65 për qind. Në mënyrë të veçantë çmimet që kemi aplikuar për shërbimin e internetit janë pritur mjaft mirë si nga klientët familjarë dhe ata "biznes". Gjithashtu kemi aplikuar zbritje të konsiderueshme dhe në çmimet e qerasë për Qarqet Ndërkombëtare të Trafikut dhe Transmetimit të të Dhënave. Por bashkë me zbritjet e konsiderueshme kemi rritur në mënyrë të vazhdueshme cilësinë, sigurinë dhe mosndërprerje për të gjitha shërbimet e ofruara nga ne.
"ALBtelecom", edhe pse ka monopolin e telefonisë fikse, nuk rresht me ofertat konkurruese. Nga se lind kjo strategji?
Ju falënderoj në mënyrë të veçantë për këtë pyetje, pasi realisht keni goditur në një pikë shumë të rëndësishme. Në të vërtetë, pavarësisht se kemi qenë në një pozicion pothuajse monopol në sektorin e telefonisë fikse, pas privatizimit kemi marrë si referencë pikërisht klientët, rritjen e kënaqësisë së tyre ndaj shërbimeve dhe ofertave tona, duke i parë dhe konsideruar si vlerën më të rëndësishme të kompanisë. Për këtë kemi aplikuar paketa të veçanta të orientuara nga pritshmëritë, kërkesat, dëshirat dhe nevojat e të gjithë klientëve. Dhe ç‘është e vërteta, klientët tanë kanë mbetur të kënaqur nga këto oferta dhe aplikime. Këtë e vërteton dhe reagimi i tyre, i cili ka qenë më shumë se i mirë. Nisur nga kjo më duhet të shtoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të aplikojmë të njëjtat praktika për të gjitha shërbimet e ofruara nga ana jonë dhe do t‘u ofrojmë klientëve tanë mundësi më të veçanta, më tërheqëse dhe më të favorshme.
Si ju duket tregu i telefonisë në tërësi? Çfarë problemesh keni hasur dhe çfarë mund të rregullohet? Po bashkëpunimi me institucionet e linjës, si AKEP si paraqitet?
Siç e dini në Shqipëri, përveç nesh në sektorin e telekomunikacionit ofrojnë shërbimet e tyre dhe tre kompani celulare dhe ato në sektorin e tyre punojnë fort që të mundësojnë ofrimin e këtij shërbimi. Konkurrenca dhe "lufta" e çmimeve për shërbimet mes tyre ka pasur avantazhe goxha të mëdha për klientët dhe në çdo kohë i drejtohen klientëve me mundësi të ndryshme. Sigurisht që ulja e çmimeve nuk nënkupton çdo gjë. Kjo zbritje duhet të vijë bashkë me cilësinë. Veçanërisht për disa tarifa është shumë e rëndësishme të kuptohet mirë mentaliteti i klientëve dhe të ndërhyhet në mënyrë të kujdesshme. Në këtë pikë, mund të them se ne si "ALBtelecom" jemi shumë të qartë dhe të besueshëm. Me secilën nga këto kompani kemi bashkëpunime të veçanta dhe përgjithësisht konkurrenca mes nesh është e nevojshme për të mbajtur të fortë sektorin e telekomunikacionit. Pas ligjit të ri për komunikimet elektronike, autoriteti rregullator vazhdon akoma aplikimin dhe rregullimet në këtë sektor. Sektori i telekomunikacionit ka filluar të stabilizohet dhe lojtarët kanë hartuar objektivat strategjikë të tyre, bazuar në rregullimet e reja. Ne si "ALBtelecom", në kuptimin e përgjithshëm, jemi të kënaqur nga aplikimet e reja të AKEP dhe mendojmë se kanë rritur vlerat, dhe në pika të veçanta në sektorin e telekomunikacionit ka pasur përparime të theksuara. Në këtë kuptim ne mbështesim nismat e AKEP dhe i admirojmë masat e marra. Por përtej këtyre hapave pozitivë, dëshirojmë që sanksionet e aplikuara nga AKEP të jenë më të forta për disa të ashtuquajtura kompani që operojnë në sektorin e telekomunikacionit, përmes praktikave të gabuara dhe në kundërshtim me rregullimet aktuale.
Kompania juaj po luan fort edhe me tarifat e internetit. Çfarë mund të bëhet më mirë se kaq? Në treg ka shumë kompani që ofrojnë shërbimin e internetit, por sërish mbetet një treg i cunguar, me tarifa të larta dhe shërbim jo cilësor?
Ashtu siç dhe e theksova në një nga pyetjet e mësipërme, në sektorin e shërbimit të internetit ne do të vazhdojmë të jemi agresivë dhe të rritemi me shpejtësi. Në këtë kuptim ne ia kemi arritur të jemi të parët, jo vetëm për aplikimin e tarifave të leverdisshme dhe cilësinë e shërbimit, ndërsa do të vazhdojmë të ecim edhe më të vendosur në këtë drejtim. Aktualisht zotërojmë rreth 85 për qind të tregut të shërbimit të internetit dhe deri në fund të këtij viti synojmë të zotërojmë rreth 92 për qind të tregut. Interesant është fakti se këtë përqindje ne e kemi realizuar brenda një viti dhe ky është një tregues i mirë i faktit se qytetarët kanë përzgjedhur "ALBtelecom" në tregun e shërbimit të internetit. Nuk e shikoj si të drejtë që të flas rreth operatorëve të tjerë që ofrojnë këtë shërbim, por më duhet të vë theksin në faktin se ka një masë të madhe abonentësh që kalojnë nga këta operatorë drejt "ALBtelecom". Në të ardhmen e afërt do të ofrojmë shërbime të vlefshme për abonentët ekzistues dhe ata potencialë. Në mënyrë të veçantë në shërbimet tona do të vazhdojnë shtimi i shpejtësive pa kosto shtesë dhe aplikimi i uljeve në tarifat tona të shërbimit të internetit. Cilësia dhe mbështetja teknike janë argumentet tona kryesore në shërbimin tonë të internetit, për të cilët kemi investuar jo pak. Në këtë kuptim më duhet të theksoj se u kemi dhënë përgjigje të plotë kërkesave, pritshmërive dhe nevojave të klientëve tanë.