E Diel, 1 Nëntor 2026

Rosi, titulli në kasafortë Stoner fiton, Lorenco bie

"Besoj se ka qenë vendi i dytë më zbavitës në karrierën time", kjo ishte deklarata e Valentino Rosit menjëherë pas Çmimit të Madh të Australisë. Në garën e djeshme, "Doktori" ka futur titullin kampion në kasafortë, edhe falë rrëzimit të shokut të skuadrës, Horge Lorenco. Kur mbeten edhe dy gara nga fundi i kampionatit, Rosi e sheh veten me 38 pikë më shumë se spanjolli dhe italianit i mjafton vetëm një vend i katërt në Sepang për të triumfuar në Botërorin e MotoGp-së. Kjo bën që vendi i dytë në Filip Ajland të hyjë në historinë e renditjeve më të rëndësishme të pilotit italian të Jamahas. Lorenco ka gabuar që prej kthesës së parë, duke humbur kontrollin e motorit, madje duke nxjerrë jashtë garës edhe Niki Hejdenin. Keisi Stoner ka kaluar i pari në vijën e finishit, duke u rikthyer te fitorja pikërisht përpara tifozëve të tij. Për australianin ky është triumfi i tretë radhazi në Filip Ajland, ndërsa podiumi u plotësua nga vendi i tretë i Dani Pedrozës me Hondan zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›