E Diel, 1 Nëntor 2026

Baton shpallet kampion, BraunGP feston dy tituj

Ashtu si në 2008-ën, edhe gjatë këtij viti, titulli kampion në Formula 1 është përcaktuar në Çmimin e Madh të Brazilit. Pas Hemilton, një tjetër britanik, Xhenson Baton, u shpall kampion i botës. Pilotit të BraunGP i mjaftoi vendi i pestë në Interlagos, ku u paraqit në mënyrë të shkëlqyer në një garë e cila nisi me shumë aksidente. Ndërsa në fund fitues u shpall Mark Veber me Red Bull. Në shkallët më të ulëta të podiumit u klasifikuan Robert Kubika me BMV dhe Luis Hemilton me MekLaren. Pas garës skuderia BraunGP, e drejtuar nga Ros Braun, ka bërë festë të dyfishtë: përveç titullit për pilotë, kjo skuadër fitoi matematikisht edhe titullin për konstruktorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›