"Topi i Artë 2009", starton sfida
Revista prestigjioze "France Football" ka publikuar listën e vogël me emrat e 30 kandidatëve për trofeun "Topi i Artë 2009". Pyetja, që njëqind gazetarët sportivë nga e gjithë Europa duhet t‘i japin përgjigje deri në muajin dhjetor, është se cili do të jetë pasardhësi i Kristiano Ronaldos. Ajo që shihet si surpriza e vërtetë e listës është mungesa e sulmuesit të Çelsit, Nikolas Anelka, i cili është shndërruar në një lojtar mjaft të rëndësishëm në "Stemford Brixh". Ndërkohë, gjatë këtij edicioni, bie në sy edhe "përjashtimi" i lojtarëve italianë. 13 prej lojtarëve (më shumë se 1/3 e të përzgjedhurve) luajnë në La Ligan spanjolle, duke përfshirë edhe Kakanë dhe Ibrahimoviç, të cilët "emigruan" në Gadishullin Iberik vetëm gjatë verës. Askush nuk ka dyshime që Barcelona është një skuadër e mbushur me fenomene dhe kjo konfirmohet prej faktit se katalanët janë më të përfaqësuesit në rang klubesh, me gjashtë futbollistë: përveç Ibrës janë edhe Iniesta, Mesi, Ksavi, Jaja Ture dhe Henri. Një tjetër rezultat i mirë për "blaugranat", që gjatë sezonit të kaluar arritën t‘i fitonin tri trofetë më të rëndësishëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Nga "Galaktikët" e Realit të Madridit përveç Kakasë dhe Kristiano Ronaldos pretendentë janë edhe Kasijas e Benzema. Skuadrat e tjera spanjolle përfaqësohen nga Luis Fabiano (Sevilja), Diego Forlan (Atletiko Madrid) dhe David Vija (Valencia). Dhjetë prej lojtarëve që ndodhen në listë luajnë në Premierligën angleze. Çelsi (me Terri, Lampard e Drogba) dhe Mançester Junajtid (me Runin, Vidiç e Gigs) janë dy skuadrat britanike më të përfaqësuara, ndërsa pas tyre janë Arsenali (me Fabregas e Arshavin) dhe Liverpuli (Xherard e Torres). Seria A italiane prezantohet me "të huajt" Diego, Maikon, Eto‘o e Zhulio Sezar, Bundesliga gjermane ka "vetëm" dy futbollistë në sprintin final (Riberi dhe Xheko), ndërsa Liga 1 franceze vetëm me yllin e Bordosë, Johan Gurkuf.
Spanja është shteti më i përfaqësuar në garën për "Topin e Artë 2009" me pesë futbollistë (Kasijas, Fabregas, Torres, Iniesta e Ksavi). Më pas, në kuotën katër vijnë Anglia (Xherard, Lampard, Runi e Terri), Franca (Benzema, Henri, Gurkuf e Riberi) dhe Brazili (Diego, Kaka, Maikon, Zhulio Sezar). Bregu i Fildishtë është e vetmja afrikane që ka dy lojtarë (Drogba e Jaja Ture), ndërsa nëntë shtete kanë nga një futbollist: kaq duhet t‘i mjaftojë Argjentinës, duke qenë se Lionel Mesi cilësohet si favoriti kryesor për të triumfuar. Në listën e kandidatëve për trofeun prestigjioz nuk ka asnjë futbollist italian apo gjerman, ndërkohë që francezi Tierri Henri përfshihet për herë të parë në këtë garë, që prej vitit 2000.