PS "kthen sytë" nga elektorati i djathtë
Partia Socialiste kthen sytë nga elektorati i cilësuar si tradicional "pro" të djathtës. Programi i ri politik mësohet se do t‘u kushtojë vëmendje çështjeve që kanë të bëjnë me ish-pronarët apo ish të përndjekurit politikë. Mbrojtja e interesave të këtyre shtresave njihet edhe si "shtylla kurrizore" e programit politik të së djathtës dhe konkretisht Partisë Demokratike. Në prag të katër viteve të tjera në opozitë, Partia Socialiste ka menduar të ndryshojë strategji jo vetëm për shtresat që ajo i ka pasur përherë në vëmendje si pensionistët apo minatorët, por edhe shtresat e tjera. Socialistët duket se do të shfrytëzojnë moszgjidhjen e problemit të pronave, legalizimeve, dëmshpërblimin e të përndjekurve për të rritur mbështetjen në elektorat. Pandeli Majko, një ndër eksponentët kryesorë të PS-së, njëherësh edhe anëtar i grupit të punës për ndryshimin e programit tha se dokumenti i ri politik do të ketë si bazë riparimin e marrëdhënieve të plasaritura deri në imoralitet mes votuesve dhe politikës. "Shteti shqiptar, në marrëdhënie me pronarët, është në kufijtë e një krimi të mirëfilltë ekonomik. Problem mbetet edhe çështja e legalizimeve, ndërsa lëvizja e njerëzve nga qyteti në fshat nuk ka nisur mirë", tha Majko.
Ndër të tjera, ai theksoi se e majta po përpiqet të rikuperojë vetveten brenda një logjike të caktuar, ku votuesit duhet të votojnë "pro" ose "kundër" një projekti dhe jo "pro" apo "kundër" dikujt. Ndaj, sipas tij duket kuptuar një gjë, mjaft thelbësore, marrëdhënia e plasaritur mes votuesve dhe politikës. Majko ju referua edhe një kthimi në zanafillën e së majtës në Shqipëri duke u fokusuar te zhvillimet politike të së majtës në vitet ‘20-‘30. "Mund të duket e tepruar, por rivarrosja e dy figurave të veçanta të historisë Fan Noli dhe Ahmet Zogu, duhen kuptuar qartë. Zogu përbën gjenezën e të djathtës, ndërsa Noli të së majtës. Këto dy figura mbeten aq të çuditshme përballë njëra-tjetrës, ashtu siç mbeten të çuditshme e majta dhe e djathta sot", deklaroi deputeti socialist.
Vendimi për ngritjen e një grupi pune për hartimin e programit politik u mor të shtunën në Asamblenë Kombëtare të PS-së. Brenda datës 25 tetor, ky grup që drejtohet nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do t‘i paraqesë Kryesisë një plan veprimi për muajin në vijim. Grupi i punës përbëhet nga ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, Ditmir Bushati, Besnik Baraj, Ervin Bushati, Eglantina Gjermeni, Ermelinda Meksi, Gëzim Tushe, Ilir Beqja, Namik Kopliku, Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Shkëlqim Cani, Valentina Leskaj dhe Vasilika Hysi. Paralelisht me grupin e punës për ndryshimet në programin politik, është ngritur edhe një grup pune për ndryshimet në statut i cili do të drejtohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi. Grupit përbëhet nga Arben Ahmetaj, Agustin Marku, Bashkim Fino, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Erion Braçe, Elvira Shapllo, Et‘hem Ruka, Fatmir Xhafaj, Genc Gjonçaj, Ilir Gjoni, Maqo Lakrori, Musa Ulqini, Namik Dokle, Ndue Doda, Rajmonda Gjoni, Saimir Tahiri dhe Taulant Balla. Edhe grupi i punës për ndryshimet në statut ka të njëjtat afate për planin e veprimit.