E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ende shpejt për të menduar arratisjen"

Janë të shumtë ata që mendojnë se Interi ka filluar arratisjen në Serinë A, por Dejan Stankoviç nuk është dakord. Vetëm pak orë pas fitores që zikaltërit arritën me goleadë përballë Xhenoas, mesfushori serb synon të largojë euforinë dhe bën thirrje për kujdes. "Është shpejt për të folur për arratisje, kampionati i vërtetë ende nuk ka filluar. Kur luan si në fundjavë ashtu edhe në mesjavë gjithçka bëhet më e vështirë, sepse skuadrat lodhen. Vetëm në shkurt mund të japim vlerësime të sakta sa do të jetë diferenca mes kryesueseve", deklaroi Stankoviç. Rreth golit të realizuar nga mesfusha ai shtoi: "Ishte goli më i jashtëzakonshëm që kam realizuar. Pas 10 ose 15 vjetëve mund t‘ia tregoj fëmijëve të mi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›