Akordi maqedonaso-grek në Gjykatën Kushtetuese
Autori i Lajmit: red.
Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) dje parashtroi nismën para Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së përkohshme mes Maqedonisë dhe Greqisë, të vendosur në Nju-Jork, në vitin 1995.
Kjo, sipas KBM-së, është bërë "me qëllim të ndërprerjes urgjente dhe të pakushtëzuar të bisedimeve për emrin shtetëror, si shkelje flagrante të Kushtetutës dhe të drejtës ndërkombëtare".
Kongresi veçon faktin që Greqia vendosi veto ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, duke shkelur Marrëveshjen.
Kjo organizatë paralajmëroi "Presidentin dhe Kryeministrin se lojërat me emrin nuk do të kalojnë te maqedonasit në tërë botën dhe se çdo mbiemër dhe shtesë në emrin kushtetues paraqet tradhti, për të cilën nuk ekziston asnjë arsyetim, ndërsa do të shkaktojë destabilizim të Maqedonisë dhe rajonit".
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008