Malta njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës
Autori i Lajmit: red.
Malta e ka njohur dje edhe formalisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, duke u bërë kështu shteti i 21 i Bashkimit Evropian që ka njohur Kosovën. Ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, Tonio Borg ka thënë se Kosova njihet si shtet ngaqë nuk ka pasur alternativë tjetër për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në 10 vitet e kaluara. Ministri u ka dërguar një letër presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi për t i njoftuar ata me vendimin që ka marrë ky shtet.
Kosovën deri tani e kanë njohur 46 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008