Akreditim perpara skemes se financimit
Duke pershendetur iniciativen e MASH dhe institucioneve mbeshtetese per te celur debatin me grupet dhe institucionet e interesuara do te nenvizoja faktin se ky debat eshte zhvilluar dhe vazhdon te zhvillohet ne te gjitha vendet ku arsimi ka hyre ne shtratin e reformave te thella dhe vecanerisht kur masivizimi i arsimit te larte si nevoje e diktuar natyrshem nga proceset integruese dhe globalizuese eshte bere tipar dallues i arsimit te larte boteror duke zevendesuar arsimin elitar karakteristike deri ne vitet lsquo60. Nevoja e diskutimit per te gjetur zgjidhjet e duhura eshte kondicionuar nga disa faktore ku nga kendveshtrimi i politikave buxhetore eshte e qarte qe masivizimi ben presion qe kerkon zgjidhje mbi masen e buxhetit qe do te vihet ne dispozicion te ketij sektori ne kuadrin e raporteve optimale qe do te kene sektore te ndryshem ne financimin buxhetor. Zgjidhja e ofruar ka qene axhustimi i variablave qe rezultonin te perballueshem nga optimumi i vendosur nga qeverite perkatese dhe konkretisht masivizimi eshte perballuar pergjithesisht me shkurtim te kohezgjatjes se studimeve te financuara nga shteti cikli i pare duke u shkurtuar nje vit rritja e tarifave te shkollimit nga njera ane dhe zhvillimi i sektorit privat te IAL nga ana tjeter. Pa shtjelluar me gjate kete dukuri per pothuajse per te gjitha vendet e botes perfshi Shqiperine do te doja te fokusohesha shkurtimisht ne nje tjeter kendveshtrim pare nga specifikat e vendit tone. Momenti i cili eshte perzgjedhur per te diskutuar rreth menyres se financimit te arsimit te larte te detyron qe ti referohesh menyres se si arsimi i larte ne Shqiperi eshte zhvilluar gjate 20 viteve te fundit. Por mbi te gjitha duhet te marrim ne analize sfidat aktuale dhe ato qe do te lindin ne nje te ardhme te shpejte me te cilat perballen universitetet ne Shqiperi. Disa nga keto sfida jane per te gjitha universitetet publike dhe private ndersa disa te tjera jane specifike lidhur me statusin e tyre. Arsimi i larte ne Shqiperi ka kaluar nje transformim rrenjesor gjate viteve te fundit. Ky transformim arriti kulmin e vet me implementimin e standardeve te Bolonjes shoqeruar natyrshem edhe me probleme te ndryshme qe duhen perballuar por pa u ndalur ne to do te fokusohem tek tema per te cilen jemi mbledhur. Sot ne Shqiperi peshen me te madhe te arsimit te larte vazhdojne ta mbajne universitetet publike rreth 85 te studenteve. Eumlshte per tu permendur gjithashtu fakti qe universiteteve publike i besohet dhe pjesa me e madhe e nxenesve me cilesore te shkollave te mesme elita studentore. Kjo e ben edhe me te domosdoshem adresimin e sfidave dhe problemeve qe universitetet publike kane ne menyre te drejtperdrejt me vendosmeri dhe maturi. Nese do te shtronim pyetjen se cila eshte sfida reale kryesore e arsimit te larte ne Shqiperi pas perballimit te suksesshem te asaj te masivizimit besoj dhe gjykoj qe pergjigjja do te ishte CILEumlSIA e arsimit te larte. Financimi i universiteteve eshte nje instrument shume i rendesishem ne arritjen e cilesise dhe reforma ne kete fushe duhet pare vetem ne kuader te kesaj sfide. Ne sot kemi universitete publike te cilat kane pasur e kerkojne ne vazhdimesi vemendje te vecante nga qeveria. Kjo perkthehet si ne investime ne infrastrukture por dhe ne politika te tjera te cilat do te rrisnin performancen e tyre dhe rrjedhimisht do te permiresonin dhe cilesine. Nuk mbeshtes nje sistem ku shteti duhet te mbaje te hapur nje universitet publik me cdo kusht edhe duke shkelur mbi cilesine e sherbimit qe ai ofron. Po ashtu jam kunder lejimit te funksionimit te universiteteve private te cilet nuk garantojne kerkesat ligjore dhe cilesine e sherbimit per studentet. Vijme ketu te thembra e Akilit. Cdo sistem financimi ne arsimin e larte ne ato vende ku perdoret me efektivitet ka dy kritere kryesore. Perpara se te vazhdoj nuk do doja qe ti referohesha sistemit Kilian pasi ai eshte nje sistem i cili u ndertua per qellime jo fort pozitive dhe ka rezultuar i deshtuar. Aq me teper qe vendet te cilat jane pjese e Kartes se Bolonjes ofrojne modele te cilat ia vlen per ti marre si pike reference. Gjithsesi dy kriteret kryesore jane 1- statusi i universiteteve forma legale dhe 2- cilesia e certifikuar akreditimi. Por realiteti shqiptar te imponon dhe tre kritere te tjera 1- gjendje dhe nevoja per mbeshtetjen e universiteteve publike per te arritur standarde me te larta 2 -menaxhimi i universiteteve publike si dhe 3 - skeme aktuale e financimit. Te gjitha kriteret e siperpermendura ne Shqiperi lene vend per ti diskutuar gjate por do te paraqes qendrimin tim ne ate mase sa te sherbeje per celjen e debatit te metejshem. Se pari financimi i institucioneve fitimprurese me fonde publike eshte nje diskutim i cili shkon pertej debatit te arsimit te larte. Pergjithesisht ne arsim ata te cilet kane akses ne fonde publike duhet detyrimisht te kene statusin e nje organizate jofitimprurese. Kjo gjithashtu duhet te shoqerohet dhe me rregulla strikte monitorim te ketyre institucioneve deri ne perfshirje te financuesit i cili eshte shteti ne menaxhimin e ketyre organizatave. Se dyti cdo institucion i cili duhet te kete akses ne fonde publike duhet te jete detyrimisht i certifikuar nga agjenci te cilat garantojne besueshmeri te plote ne verdiktin e tyre. Qe do te thote akreditim nga agjenci te huaja te cilat garantojne certifikimin per te gjithe aktoret ne treg publike dhe private. Praktika e akreditimit nga agjenci te huaja eshte nje praktike qe perdoret ne vende me arsim te larte teper te zhvilluar sic jane vendet e uleta. Besoj se ne Shqiperi jemi ne momentin qe realizimi i ketij procesi eshte bere domosdoshmerisht imperiativ. Se treti universitetet publike ne Shqiperi kane nevoje per nje vemendje me te madhe sidomos ne fushen e rritjes se kapaciteteve infrastrukturore dhe menaxhuese ne menyre qe te rrisin performancen e tyre. Kjo do te siguronte dhe krijimin e nje konkurrence te drejte duke u bazuar mbi logjiken e autonomise dhe llogaridhenies/pergjegjshmerise. Duke vleresuar cka eshte bere deri tani theksoj emergjente rritjen e kapaciteteve infrastrukturore te UT-se. Se katerti menaxhimi i universiteteve publike ne kushtet aktuale kerkon nje rikonceptim si nga brenda universiteteve por dhe nga menyra se si keto institucione bashkepunojne me Ministrine e Arsimit. Debati i celur sot per financimin e universiteteve ne fakt do te analizoje menyren se si universitetet publike financohen dhe se si ato i menaxhojne keto fonde prej nga do te gjenerohen konkluzione per permiresime te ndjeshme duhen bere ne te dyja drejtimet. Se pesti financimi i tanishem i arsimit te larte ne Shqiperi sot qe ne flasim eshte i bazuar mbi logjiken e financimit te studentit dhe jo te institucioneve. Renditja qe i behet studenteve nga matura shteterore sipas kuotimeve ne dege te ndryshme ne menyre te qarte evidenton se ne fakt financohet studenti sipas cilesise se rankuar ne dege te universiteteve te ndryshme. Nese krijohen hapesira buxhetore me te medha per arsimin dhe do te pranohej filozofia qe institucionet arsimore private mund te aksesojne fondet publike atehere do te linde pyetja se cili do te jete prioritet sistemi privat universitar apo sistemi privat parauniversitar. Gjykoj se radhen e ka sistemi privat parauniversitar pasi ky nivel arsimor jo vetem qe eshte i detyrueshem por eshte dhe nje sherbim i cili garantohet nga Kushtetuta. Reformat ne arsim pervec te qenit gjitheperfshirese duhet te jene edhe shume largpamese pasi prekin breza te tere qe do te percaktojne ritmet dhe qendrueshmerine e zhvillimit te Shqiperise.