Pse u gabova ne gusht
Ne shkrimin e fundit qe pata botuar ne Shqip ketu e disa jave me pare ne menyre krejt te pavetedijshme a ndoshta i nxitur nga instinkti i kotesise dhe i deshires per te gjetur nje titull ndryshe pata shkruar dhe e pata titulluar ate shkrim pak a shume ne formen qe ne gusht nuk ndodh asgje. Ne ate shkrim pata permendur shume gjera e meqenese ishte gusht dhe meqenese prej vitesh pushimet i bej ne Himare pata folur edhe per Himaren duke treguar me pak provokim edhe ndjenjat e pershtypjet e mia per Himaren si ndoshta i vetmi qytet ne Jug qe nuk eshte ndotur nga betonizimi katastrofik si ai qe ka ndodhur ne Sarande e me tej. Krejt ne menyre vetjake dhe i bindur per zemerimin nervozizmin bezdine apo edhe per efektin krejtesisht negativ qe do te prodhonte konstatimi im ne ate shkrim pata thene se meriten per mosbetonizimin e Himares e ka edhe Vasil Bollanoja. Mirepo isha i bindur qe kete konstatim e pata bere ne gusht dhe isha gjithashtu i bindur serish se ne gusht nuk ndodh asgje ndaj nuk pata hezituar qe te beja ate deklarim apo te shkruaja ate fjale te permendja ate emer i cili ne rrethet e shumta shqiptare zgjon ndjenja te perziera. Mirepo e perseris ishte gusht dhe une pata menduar se ne gusht nuk ndodh zakonisht asgje.
Per fat te keq isha gabuar. Ne gusht ndodhi nje nga ngjarjet me te renda te ketyre viteve te fundit dhe Himara u be kryetema e qindra shkrimeve. Si ne ethe drejt faqeve te bardha te gazetave u turren te gjithe dhe kush e kush me shume nisi te shfaqe anen e munguar ate pjese gjysme gri qe fle ne nenvetedijen tone dhe qe na ben trima sa here eshte fjala per te ringjallur folklorin e nacionalizmit. Gara dukej e lodhshme dhe vapa e gushtit gati i ndizte zjarr ofshamat dhe pergjerimin per gjuhen shqipe per viset arberore per token e te pareve per atdheun qe na lane te paret dhe ne anen tjeter ishin projektuar ata te ndryshmit nga ne antishqiptaret ata qe kane zgjedhur te identifikohen me gjuhen dhe me karakteristikat e nje kombi tjeter. Per nje cast u harrua i vdekuri dhe qe te gjithe nxitonin kush e kush me shume qe te zinin nje vend ne arenen apo ne lozhat e teatrit per te pare aktoret tragjike qe recitonin vargje per nacionalizmin dhe per atdhedashurine qe ofshanin e sillnin ne mend rrenjet tona te lashta e te lara me gjak. Teatri madheshtor dhe spektakli u be aq joshes sa nuk mbeti gazete e nuk mbeti njeri qe ka dy grame shkolle pa marre penen e pa ia thene vendce e me iso apo me sfond majekrahi kenges per atdheun e dashur e per gjuhen e embel shqipe. Ne anen tjeter ishin gjithmone ata te kundertit tane ata qe nuk e duan gjuhen shqipe dhe atdheun e shqiponjave. Mirepo kishin kaluar dite dhe i vrari me makine ishte varrosur. Mirepo deri atehere askush nuk e kishte marre vesh me siguri se cfare kishin diskutuar ne kafenene apo ne nje cep te Himares djemte nga Vlora dhe djali nga Himara. U raportua per gjithcka por vetem permbajtja e asaj bisede nuk u tha asnjehere nga asnje gazeta nga asnje media. Jo se ai dialog do te kishte zgjidhur ndonje gje te rendesishme ne fabulen e ngaterruar edhe ashtu keq te nacionalizmit qe po nderkryhej e po merrte hov porse po te kishim mesuar ate dialog ndoshta do te kishim marre vesh se te rinjte u grinden per nje femer fjala vjen ose per para ose per nje hesap te vjeter sepse shqiptaret te me ndiejne bashkekombesit e mi po ne te shumten e heres e tregojne nacionalizmin e tyre te cartur per femra e per para. Nese ata jane grindur per gjuhen pra per motive nacionaliste kjo eshte nje ane tjeter dhe ne fakt ne te gjithe po presim qe te degjojme vendimin e drejtesise. Vetem se une edhe kete radhe dua te rreshtohem ne krah te atyre grekeve ballkanas qe ne nje manifestim kunder ekstremizmit grek mbanin ne duar nje pankarte gjigande ne te cilen shkruhej Vellezer shqiptare - na falni. Ne kete rast edhe une cilido qe te jete vendimi i gjykates per vrasjen e te riut nga Himara rreshtohem ne ane te atyre grekeve qe mbanin ne duar pankarten ne te cilen ne kete rast mund te shkruhet Vellezer himarjote na falni. Te gjitha te tjerat me duken jo vetem te teperta e te dala boje por edhe pa kuptim. Ofshamat nacionaliste nga cilado ane qe te vijne nuk me bejne asnje pershtypje dhe nuk me sherbejne si ftese per te marre pjese ne teatrin e madh ku jepen shfaqje me aktore qe recitojne vargjet e nje nacionalizmi te vjeter.
Une dhe Marianne GiraudMesa dukej isha gabuar dyfish sepse ne gusht pikerisht atehere kur sipas te vetendjerit tim te pare nuk ndodhte asgje pikerisht ne gusht une vete rashe ne gracken e nacionalizmit apo te atdhedashurise apo te patriotizmit nuk e di. Edhe une ngjesha parzmoren e atdhedashesit dhe me shpaten zhveshur iu versula Marinne Giraud. Marianne eshte gazetare franceze e sapodiplomuar dhe kishte fituar nje projekt ne Le Monde per te shkruar nje seri me reportazhe ne Le Monde ne rubriken Le Blog te titulluar Nje rruge dy vende - Pergjate rruges se Kombit Le blog de Marianne Rigaud Le moinde fr. Aty nje dite te bukur gushti lexoj se kjo rruge ne thelb kishte si synim Shqiperine e Madhe. Ne ate prolog qe do tu printe me pas dhjetera shkrimeve te tjera jepej nje pamje jo e qarte dhe jo e drejte e realitetit shqiptar te te dy aneve te kufirit. Kjo ishte e kuptueshme sepse Marianne eshte vetem 24 vjec dhe njohurite e saj per realitetin ne fjale i kishte me se shumti nga profesori dhe gazetari Jean-Arnault Derens i cili edhe per shkak te origjines por edhe pse pjesen me te madhe te veprimtarise e realizon nga Beogradi ne Paris pra per keto apo edhe per arsye te tjera ai e veshtron realitetin shqiptaro-kosovar me syzet firmato te nje nacionalisti serbo-europian. Me duket do te kete qene mesi i gushtit kur po lexoja kete reportazh dhe ne ajer nderej ende perdja e trashe e nacionalizmit dhe Himara ishte ne qender te te gjitha shkrimeve. Me duket do te kete qene edhe nje dite pasi ish-ambasadori Xhon Withers kishte dhene intervisten e lamtumires ne Top Channel. Te gjithe e kujtojne ate interviste dhe besoj ndaj mendimin e te gjitheve po te them se ish-ambasadori amerikan te turperonte kur fliste per Shqiperine. Dashuria qe shfaqte dhe ndiente vertet ai per vendin tone ishte e cuditshme dhe Sokol Balla e tha shume bukur ate dite qe prej teje ne shqiptaret po mesojme ta duam Shqiperine. E pra me duket se me kete vetedije dhe me keto emocione ne trup iu turra sic thashe dhe me lart Marianne-s me nje e-mail aspak te qete madje deri-diku fyes. I thosha se ju gazetaret e kategorise se trete kur vini ne Shqiperi projektoni njollat e erreta te vetedijes e te nenvetedijes suaj mbi nje popull qe nuk ka bere asnje krim mbi nje popull qe ne historine e tij te gjate ka bere vetem nje mekat ka vuajtur tragjikisht ka vuajtur here prej te huajve e here prej vete shqiptareve. Ndersa ju flisni per Shqiperine e Madhe dhe per friken e nacionalizmit shqiptar. Ajo mu pergjigj menjehere dhe ne emailin e saj une lexova jo vetem pergjigjen justifikuese por edhe nje lloj ndjese. Ajo pasi une i thosha se ti perfaqeson tipin e gazetarit te vjeter me thoshte se jam vetem 24 vjece dhe se ky eshte reportazhi im i pare. Une do te shkruaj edhe shume te tjere dhe me kerkonte qe te me takonte. Intervista ime ne Le Monde u botua me 14 gusht ndersa Marianne Giraud gjate gjithe muajit gusht botoi thuajse cdo dite nje reportazh nga Shqiperia ne blogun e saj ne Le Monde blog qe u ndoq nga mijera lexues. Ajo shkroi per Durresin Tiranen Kukesin pastaj u hodh ne Kosove dhe shkroi per Prishtinen Mitrovicen. Ne fund blogu i saj u be aq interesant dhe ajo u prek aq shume nga ajo qe pa ne dy vendet qe i lidh nje autostrade sa te dukej se nuk ishte Marianne e fillimit. Ishte hera e pare qe Le Monde i kushtonte faqe te tera dhe thuajse cdo dite Shqiperise dhe Kosoves. Ne qofte se ne fillim mund te lexoje komente qe thoshin se Shqiperia dhe Kosova nuk duhet te futen kurre ne Europe se duhet te shuhen ne fund po keta njerez e akuzonin Marainne-n per shqiptarofile. Mirepo une kisha harruar se e gjitha kjo kishte ndodhur ne gusht ne ate muaj qe une nuk e di pse e kisha quajtur si kohen apo stinen si periudhen apo ditet kur nuk ndodh asgje.
Me Ali Pashen ne gushtKisha kohe qe e kisha filluar dhe nuk po e mbaroja dot librin e Pukevilit mbi Ali Pashen te kthyer ne shqip nga Ardian Klosi. Dhe ate e perfundova ne gusht. Ketu nuk eshte rasti qe te shkruaj per ate liber por eshte rasti te permend se mbi ate periudhe dhe mbi ate figure do te duhet te diskutojme shpesh. Ne ate liber eshte permbledhur nje pjese thelbesore e vetedijes sone te perbashket. Po te kuptojme mire Aliun e Pukevilit do te shpjegojme me mire shume ane te natyres e te karakterit tone. Mirepo natyrisht ketu nuk eshte vendi dhe as argumenti i duhur. Si per ironi dhe si per te me kujtuar edhe nje here se ne gusht asosacionet jane me tepri une duke u perpjekur te shkeputem nga libri i Pukevilit mbi Aliun e kam te pamundur sepse nje deputete e PD-se me nje mbiemer qe te sjell ne mendje epiken e Kosoves Vokshi perflitet se ka favorizuar ate qe bashkejeton me gjashte hidrocentrale ne Kardhiq. Une qe sapo jam shkeputur nga libri per Aliun e kam te veshtire te ndaj Kardhiqin e Aliut nga Kardhiqi i Vokshit. Pse duhet te permendej kjo afere e Kardhiqit ne gusht dhe une pse zgjodha ta lexoj librin mbi Aliun ne gusht. Nuk e di. Natyrisht masakra e Aliut mbi Kardhiqin nuk ka asgje te perbashket nga mbrothesia qe kerkon te ndertoje mbi lumin Kardhiq ai qe bashkejeton me nje deputete te PD-se qe rastesisht mban nje mbiemer qe te sjell ne mendje epiken luftarake te Veriut.
Edhe Nene Tereza ka lindur ne gushtSikur te mos mjaftonin te gjitha keto ne gusht ishte edhe pervjetori i lindjes se Nene Terezes. Ne kete muaj ajo mbush plot 100 vjet. Mirepo ne meqenese muaji gusht na gjeti ne vlim ta nacionalizmit nuk u permbajtem me dhe mbushem rruge e sheshe me banderola blu e me thenie te Nenes se Madhe. Pa pasur turp dhe pa pasur asnje droje milioneret e rinj demokratikas qe lundrojne ne miliona te vena ne keto 20 vjet tranzicion betohen se do ta kujtojne mot e jete Nenen e Madhe. Ndersa une prita me kot qe te gjeja ne ndonje cep fytyren e Tritan Shehut dhe te priftit qe kryeson fondacioni Zoja e Keshillit te Mire. Ata jane tek Universiteti se behen gati te fillojne vitin e ri. Mirepo shqiptaret nuk shqetesohen fort. Ne te gjitha shkrimet qe jane bere per pervjetorin e Nene Terezes por sidomos ne shkrimet kritike pra ne ata shkrime qe perpiqeshin te zbulonin hipokrizine e qeverise ndaj Nene Terezes nuk gjeta nje reference qe te permendte se perse nuk u mbajt amaneti i Nene Terezes pra perse nuk u ndertua Spitali qe deshiroi ajo ne vendin prane pallatit te sportit Asllan Rusi. Une pse e kam investiguar kete rast ne nje reportazh te programit Hapur jam sot ne gjyq dhe ata qe shkelen amanetin e Nene Terezes pra Tritan Shehu me shoke qe fshihet pas disa emra prifterinjsh me kerkojne 100 milione leke demshperblim. Nuk e di por edhe sot e kam te veshtire ta kuptoj se si nuk rimerret ky argument jo per te thene se kush e zbuloi por per te qene te pakten pak solidare sidomos kur eshte fjala per simbole sic eshte Nene Tereza. Mirepo ne gusht zakonisht nuk ndodh asgje pata thene ne nje shkrim te meparshem. Ne fakt ne gusht ne zbulojme me shume se ndonjehere tjeter se nuk jemi te afte per asgje as per te dashur kete vend te cilin me shume e vjedhim sesa e duam. Kete e kuptojme me mire ne gusht...