STINT E POLITIKS KRYENEE SIMFONI E PAMBARUAR ...
DIMRI I IKUR
Dimri qe lame pas ishte shume i eger. Kushtet meteorologjike qe shkarkuan reshje te papritura te shumta dhe te dendura ne nje kohe te pak diteve sollen deme te medha deme te cilat te gjithe i pame dhe i perjetuam sigurisht me dhembshuri. Permbytja ne pjesen veriperendimore te vendit ishte edhe nje tjeter katastrofe mbi kurrizin e popullit. Politika me gjuhen e shtetit foli se demet e shkaktuara ishin per faj te motit. Edhe pse moti sigurisht ishte pjesetar ne faj specialistet e kaskades se Drinit ata qe punuan dhe e ngriten ate ata qe per vite e vite u rriten me te ata qe dhe kur bie shi i lehte a i rrembyer u gufon zemra se mendjen e kane atje te kaskada thane se gabimi ishte njerezor. E me tej akoma fusha e Maliqit atje ne juglindje te vendit ne Korcen e bukur u kthye serish ne kenete. Uji shkoi deri edhe ne tre metra. Politika tha se serish faji ishte i motit. Mirepo ata qe punuan dhe e thane ish-keneten e Maliqit ata ish-vullnetaret e heroizmit qe te ftohtit u vajti ne palce te kockes por qe zoti u ka falur jete akoma dhe jetojne mes nesh edhe sot e kesaj dite thane se faji ishte i politikes dhe jo i gabimit njerezor.
Ketej dhe andej Tiranes ne krahina te aferta apo te largeta te Shqiperise shkarjet masive te dheut u shfaqen si metastaza te tjera ne hallet e shumta qe cuditerisht na jane mbledhur dhe qe kaq shume na vrane ne shpirt e vec piskames se thershme qe dilte nga goja e atyre hallemedhenjve qe u ra per pjese na bene te mos ndiheshim mire edhe ne si bashkekohes te tyre. Me qindra ishin shtepite qe u cane u shemben apo qe u ndodhen ne buze te shembjes. E cu tha ose te shprehem me mire cfare u be me ato edhe pse ka kaluar kaq kohe Hajde merre vesh po deshe. E megjithate ditet iken ikin edhe muajt dhe serish dimri po vjen ja ashtu pa u ndier. Sigurisht qe do te vije se ja pas vjeshtes ai e ka radhen. Stinet ndryshojne e me vete sjellin edhe te mirat e te keqijat e tyre. Shirat do te bien edhe kete dimer. Lumenjte do te fryhen serish. Mos prape do themi se faji ishte i motit
IntermexoNe keto muaj vere te sapoikur neper rruge te Tiranes ne bulevard ne rrugica te gjera dhe te ngushta gjate gjithe unazes mbi ura dhe nen to ne hyrjet e daljet e saj ne jug dhe veri ne lagjet e reja te krijuara se fundi por edhe ne ato te vjetrat ne pragjet e shtepive ne hyrjet e pallateve por jo vetem por edhe para dyerve te banesave neper katet e pallateve prane kazaneve te plehrave por edhe ne trotuaret ku ne ecim ne kembe vetem apo te shoqeruar kur nxitojme per pune ose ecim te shpenguar per shetitje se bashku edhe me femijet ne krah apo edhe ne dyert e institucioneve shteterore apo edhe ne ato private ne dyert e bareve dhe restoranteve bile edhe rrotull godines se bashkise Kryeministrise Parlamentit Presidences shkollave te shumta te lire dhe te shpenguar te bute dhe te eger na shoqerojne QENTE e shumte rrugace. Te shendoshe dhe te dobet te semure dhe lekurerrjepur te cale dhe te plagosur e plot gjak ne trupin e tyre qen qe te veshtrojne sikur u ke ngrene buken te tjere qe pa e kuptuar te ferkohen neper kembe e papritmas te kafshojne ty apo trasten me ushqime qe mban ne dore te tmerrojne. Te tjere ne kope qe ulerijne dhe hungerijne duke u zene me njeri-tjetrin ndoshta per zona influence prane vendeve me ushqime te hedhura sa andej-ketej nga banore te cuditshem. Qen qe lehin ore e cast si per qejf te vet packa se ti ke nevoje te pushosh te flesh te dashurosh te punosh i qete. Qen qe te versulen ne mes te dites apo te nates kur kthehesh nga puna apo shetitja kur ti je ne hallin tend e si papritur lehja e tyre te dritheron te ngre qimet perpjete e te shpeton nganjehere edhe shu... Sa shume qen qe jane bere ne kryeqytetin tone Dhe ata vazhdojne te enden serish te lire.
Koha e dyte - AlegroIKJA E VERES
Fundi i veres solli nje shperfaqje te re te rruges se mundimshme te politikes sone. Me sa u duk temperaturat e larta nuk munden te strehojne gjate nen hije disa politikane ku ashper dhe me gojen plot sikur kishin zene ne cark gjah te majme akuzuan njeri-tjetrin per korrupsion te papare deri me tani. Para kamerave te majte akuzojne disa te djathte e keta te fundit pa u kthyer pergjigje per cfare u akuzuan u hodhen ne kundersulm. E keshtu u hap nje miniere e re me xhevahire te reja ku ata qe shikojne dhe degjojne me veshet e tyre nga ekrani apo lexuar ne gazeta kane te drejte qe secili te marre per te verteta ato cka thote politikani qe perfaqeson bindjet e tyre. Dhe hajde degjo kafeneve pensionistet apo zyrave intelektualet se cthone dhe cqendrime mbajne. Ka dhe te tjere qe sflasin por mos kujtoni se jane indiferente diku peshperitin edhe ata.
Mire deri ketu se u mesuam me hedhje dhe pritje xhongleresh a cmund tu themi tjeter shpatare politikaneve tane. Po arbitri ku eshte Ne shikojme perdite shume zedhenes te dalin ne vend te eproreve te tyre dhe kjo eshte kthyer ne mode tashme te ne. Se eproret ndoshta nuk duan te perballen me gazetaret per shume arsye dhe te raportojne edhe per ngjarje qe ndoshta nuk jane te nevojshme te informohet opinioni publik. Jo se sduhet se mire0 eshte. Por kur ka ngjarje te tilla qe sipas politikaneve jane korrupsion i gjalle duke tundur fletet e provave ne duar perpara kamerave nuk ka se si organi i prokurorise te rri ne heshtje i pazeshem sikur nuk ka ndodhur asgje per te thene se edhe nuk kane pare gje. Prokuroria i di mire detyrat e saj. Por logjika te con atje ku se paku zedhenesja ose ne pamundesi per te dale kryeprokurorja se akuzat jane per politikane te nivelit te larte te shperndajne ne fund te fundit nje komunikate per shtyp ku te sqarohet se per kete ose ate te thene apo per kete fakt te publikuar neper konferenca shtypi sic ndodhi se fundi ka kallezim nga forca politike e majte apo e djathte qofte. Kaq se eshte detyre kur akuzat jane publike eshte domosdoshmeri eshte kulture pune per te mos lene hapesira interpretimi.
Me gushtin bashke iku dhe vapa Zoti na ruajt se cdimer vjen prapa. Eumlshte e vjeter kjo e thene por edhe me e re se cdo thenie tjeter per ditet qe kalojme. Ne vend qe gjate gjithe veres politikanet te ziheshin se a u rregullua ura qe pjeserisht u shkaterrua nga leshimi i ujit ne hidrocentralin e Vaut te Dejes ne kaskaden e Drinit qe makinat te kalojne lirshem dhe pa probleme edhe kete dimer qe vjen A u hapen kanale kullimi te studiuara mire per zonen e Nenshkodres apo te Lezhes qe edhe nese do te kete te tjera reshje te rrembyeshme shtepite dhe te mbjellat qe jane aty se paku te shpetojne me deme te vogla A u rregullua fusha e Maliqit qe mos te ndodhe serish kete dimer sikunder ndodhi ne dimrin e shkuar Nuk jane zene asnjehere politikanet tane per keto ndjeshmeri popullore. A i keni pare ndonjehere te zihen para kamerave per cka permenda me lart. Me siguri qe jo.
Tani po bien gjethet dhe me pas do te fillojne bubullimat dhe vetetimat shirat e rrembyeshem. E derisa te celin perseri gjethet e reja te tjera xhevahire do te degjojme nga politikanet tane e me siguri kjo simfoni e pambaruar do te jete me e plote.