VIJAT E KUQE DHE MOLLA E KUQE
Diteve te fundit lexuam ne mediat tona se autoritetet serbe paskan ndermend te rihapin disa ceshtje historike qofshin edhe aktuale rreth ceshtjes se projektrezolutes per Kosoven te paraqitur ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se. Madje nje serb me emrin Jovanovic zyrtar i larte i Serbise paska deklaruar se Serbia nuk do te heqe dore nga disa vija te saj te kuqe. Megjithese kete vijen e kuqe ky Jovanovic si duket e ka ngaterruar dhe nuk e shpjegon si duhet duke lene te mendosh se mos e ka pasur fjalen per vija te kuqe gjaku pra ftese per lufte apo e ka ngaterruar deklaraten e tij te marre nga Uashingtoni zyrtar George Bush plaku qe kishte dale zyrtarisht para lufterave ne Ballkan duke thene se Beogradi duhet ta dije se Kosova eshte vije e kuqe per Serbine. Para se te bente fjale per keto vija te kuqe shume me e vlefshme per imazhin e Serbise ne arenen nderkombetare do te ishte sikur Ivanovic te kerkonte nga Beogradi eliminimin e bandave te kuqe nga Mitrovica banda keto kriminale serbe per te cilat edhe sekretari i pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon ka shprehur shqetesimin e tij. Prandaj edhe ne raportin e vete ketij te fundit shefi i Kombeve te Bashkuara kishte kerkuar nga autoritetet serbe te eliminohen dhe te nderpresin pagesat e tyre sepse sipas raportit ne fjale nuk eshte e drejte dhe e moralshme qe serbet e Kosoves te marrin tri rroga nga institucionet legjitime te Kosoves nga UNMIK-u dhe nga Beogradi
Sidoqofte serbi Ivanovic me keto vija te kuqe u perkujton shqiptareve te mendojne deri te Molla e Kuqe Nese nuk e di Ivanovici se cfare do te thote Molla e Kuqe ne me pak fjale mund tia perkujtojme. Historianet dhe ekspertet jo vetem shqiptare por edhe te huaj madje edhe nga radhet e serbeve sa here qe kane bere fjale per shqiptaret dhe iliret vazhdimisht kane permendur Nishin Nisus dhe kufirin e Shqiperise reale te Topliku me saktesisht te Molla e Kuqe .
Shkrimtari serb Jovan Haxhivasilevic ne nje studim te vetin ka shpjeguar qarte qellimet e qeverise serbe per pushtimin e territoreve ne Jug. Ai nder tjera ka nenvizuar se debimi i shqiptareve u be me qellim qe Serbia te behet shtet i paster nacional apo sic kane enderruar shpesh serbet Serbia e madhe dhe me kete te krijohet nje strategji pushtuese ne Ballkan qe ky aksion serb ne te ardhmen te drejtohet kah pjeses se Kosoves.
Popullata e debuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit kryesisht u vendos ne territorin e Kosoves se sotme disa u vendosen ne territorin e Maqedonise e shume prej tyre perfunduan jashte Kosoves pertej Bosforit ne shkretetirat e Anadollit e me gjere. Popullata qe u vendos ne Kosove kupto edhe Kosoven Lindore te banuar etnikisht me shqiptare Presheva Bujanoci dhe Medvegja sot e kesaj dite ruajne emrat e vendbanimeve te tyre si mbiemra ndersa ajo pjese e popullates e shperngulur ne Turqi humbi perfundimisht identitetin si Breznica Paqarada Topalla Toplica. Ketu behet fjale per me se 500 vendbanime te populluara me shqiptare etnike.
Nga ky gjenocid mbi 35 mije shqiptare te moshave te ndryshme gjeten vdekjen nga zjarri i armeve i bajonetave djegiet per se gjalli ngrirjet ne bore e akull... Madje njohesit e mire te historise kane shkruar se te NAISSA Dardane buze CITIBARDHIT Bardhillit tash e afro 2500 vite me pare Bardhilli e kishte ndertuar Citibardhin Beogradin e sotem Jovanovicit dhe jovanoviceve te tjere u duhet rikujtuar nese nuk e dine se tash e 2500 vjet me pare Beogradi i sotem fliste shqip