E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shteti-komb ne globalizim dhe problemi shqiptar

Nuk eshte vecse brenda shtetit qe ekzistenca e njeriut eshte konform arsyes gjithcka e brendalidhur me qenien e tij me vlefshmerine si dhe gjithe realitetin e tij shpirteror burojne drejtperdrejt prej shtetit nenvizonte Hegeli ne librin e tij te gati 2 shekujve me pare por qe mbart perhere nje reference universale La Raison dans l histoire - Arsyeja ne histori. Ja perse dinamika e historise se njerezimit duhet deshifruar si vijon ne nje etape te caktuar te historise duke nisur qe prej antikitetit te hershem e deri me tash bashkesite njerezore jane organizuar perreth formacioneve shteterore qe si definicion ndersa per sa i perket mund te ravijezohet si nje instrument qe me ndermjetesine e nje sistemi rregullash dhe ligjesh ka nje objektiv te qarte mbajtjen e humanit qenie e pajisur me deshira te pafundme dhe e kufizuar ne mendim prane arsyes duke instauruar normalitetin e brendshem kundruall raporteve ndershtetesh me nje fjale asaj qe ne konsiderojme si politike te jashtme ndertimi i institucioneve per perballimin e kanosjeve si dhe rreziqeve te pameshirshme qe vijne prej jashte shkurt misioni i shtetit eshte garantimi i mbarevajtjes sociale te kombinuara me sigurine territoriale. Natyra persosmeria e formimit te shtetit mban stampen e elitave qe nga ana e tyre jane percuese te shpirtit e perceptimeve te nje kombi. Sa me shume te jete arrire ideja e shtetit te nje shoqeri po aq e fuqishme do te jete konsolidimi i kombit ne fjale. Nese formacionet e para shteterore datojne ne antikitetin e hershem ne truallin e banuar nga shqiptaret antike Iliri formacionet e ngjashme te siperpermendura do ta shihnin diten midis shekujve V-IV para Jezu Krishtit. Ajo qe ne e etiketojme si shteti-komb strukture organizimi shteteror mbizoteruese ende sot lindi ne shekullin e XVII konsekuence e therrmimit te rendit politiko-religjoz mesjetar. Ne Europen Medievale detyrimet ishin tradicionale dhe personale ndryshe nga shteti-komb ato nuk mbeshteteshin mbi nje gjuhe dhe kulture te vetme. Ndermjet mbretit apo perandorit dhe demosit-populli nuk ishte plazmuar makineria e perhershme administrative shteterore e mirenjohur prej nesh sot. Gjithe kjo strukture politike e Europes Medievale qe ishte transformuar ne epiqendren e politikes boterore u plasarit nen goditjet e doktrinave lutheriane ne lemin religjozo-social si dhe ne ate politiko-intelektual rrjedhoje e shpikjes se shtypshkronjes. Pikerisht vete ingranazhet e kapitalizmit sistemi zevendesues i feudalizmit ndryshe nga ky i fundit qe spikaste ne konservatorizmin e tij stanjativ ishte konceptuar per transformime te perhershme rapide dhe te gjithanshme kesisoj ne harten e planetit vendit qe adoptuan kete sistem politiko-juridiko shoqeror duke shmangur njekohesisht instalimin e komunizmit ia dolen mbane te siguronin zhvillimin konstant duke mberritur deri me sot pothuajse ne persosmerine e shtetit te se drejtes e shoqeruar me nje sistem te afte ekonomik e teknologjik jashtezakonisht te arrire qe eshte emertuar si globalizim fjale qe ndodhet ne majen e gjuhes te gjithkujt. Pergjate 300 vjeteve te fundit strumbullari i marredhenieve nderkombetare ishte dhe qendron shteti-komb. Sa me shpejt popullsite ia dilnin mbane nepermjet elitave autoktone te realizonin idene e shtetit-komb aq me shume game veprimi dhe perfitimi u atribuohej e tille Anglia apo Franca ne nje bote te zhvillimeve te zhdrejta. Ja pra cila ishte dhe pikenisja e ndertimit te perandorive koloniale moderne shkurt shtet-komb te konsoliduara zgjeroheshin duke i bashkangjitur trungut te tyre hapesira tribu apo shtete inferiore ne zhvillim krahasimisht me to. Ecuria e idese se shtetit-komb ne Europe-Juglindore kryesisht ne kombet dhe hapesirat e vendosura nen zaptimin otoman ishte e ndryshme. Ndersa ne Britanine e Madhe dhe ne France ideja e shtetit-komb ishte fryt i inovacionit intelektual edhe transkalimi nga monarkite e perqendruara ne shtetin racional burokratik apo ne nje sinteze ndermjet te dyjave ne Ballkan lajtmotivi i levizjeve politiko-shoqerore dhe intelektuale ishte rigjetja e mevetesise e shoqeruar e formacioneve shteterore model i te cilit sherbenin shtetet-kombe te Europes Perendimore vendet ku kishin studiuar dhe ishin formatuar prijesit e levizjeve kombetare ballkanike. Mirepo ish-vendet ballkanike shqiptaret perfshire ishin pjese e nje perandorie ne rastin ne fjale ajo otomane dhe se historia na meson se rrallehere pothuajse asnjehere se ne hapesirat vendet popullsite e pranendodhura paqja dhe normaliteti do te zevendesonin stabilitetin e imponuar nga perandoria kontrolluese sakaq shkermoqja e saj. India dhe Pakistani trashegimi e perandorise britanike ende jane ne gjendje lufte pasoje e mosmarreveshjeve territoriale nderkaq ne Europen Juglindore orvatjet dhe pretendimet territoriale vinin nga te gjitha anet nje shtet ballkanas me tu pavaresuar lakmonte territore dhe hapesirat e fqinjit te tij. Argumentet per kete ishin e shkuara historike misticizmi religjoz madje-madje trillet e ndryshme. Shqiptareve qe do te pajiseshin me statusin e te pavarurit me vone se fqinjet e tyre rivale ju rane mbi kurriz grykesite e gjithanshme e te menjehershme te fqinjeve rrethues. Shqiptaret dhe shteti i se drejtes i konturuar prej tyre eshte teme e gjere qe lyp derdhjen e shume boje per ta ftilluar.

Shume syresh te dale kryesisht prej kundershtareve historike kane vene theksin mbi paaftesine e tyre per te moduluar nje shtet te plote te se drejtes. Shteti se drejtes pikesepari formatohet nga elitat qe per sa u perket percojne formimin pra sistemin e tyre te menduarit e te vepruarit. Shteti-komb ne France eshte nje rast konfirmues sesi nje sistem te menduarit ne rastin ne fjale kartezianizmi i pervetesuar prej elitave franceze do te transmetohej vertikalisht mbi popullin francez duke themeluar pike se dyti homogjenitetin e pergjithshem apo konceptualisht e thene shtetin sekularist racional apo preciz e shprehur ndryshe. Elitat shqiptare qemoti te njohur si rilindja kombetare shpetimtarja e vertete e kombit shqiptar kishte perftuar nje edukim perendimor mirepo ajo ushtronte misionin e saj ne nje mjedis te veshtire e te vrazhde rrjedhoje e orientalizmes se injektuar te nje pjese e popullsise shqiptare e bashke me te injoranca sic e cilesonte Konica si nje nder plaget qe duhen kuruar ne trupin e shoqerise shqiptare. Madheshtia e Rilindjes tone kombetare qendron ne faktin pasi vokacioni i saj perendimor shmangu shkaterrimin e Shqiperise preceptet dhe postulatet e saj u bene busulla drejtuese e kombit shqiptar nga ku edhe orientimi i tij i duhur gjeopolitik i sotem ne lidhje me materializimin e idese se shtetit te se drejtes ajo mbeti e parealizuar rrjedhoje e shkaqeve te siperpermendura pra zhvillimit te saj disimetrik paralelisht me shoqerine shqiptare duke mbajtur parasysh edhe efektet rrenuese te gjithanshme te komunizmit dukej se me permbysjen e tij ne vitet lsquo90 gjithcka do te riniste nga e para ndoshta edhe me me shume mundim. Ja pra pse eshte pranuar pa kurrfare hezitimi se pjesa me e madhe e shekullit XX ka qene nje periudhe e prape per shqiptaret. Ritmi i historise eshte i pandalshem kesisoj cdo gjenerate i duhet te zbuloje sensin e epokes ne te cilen jeton. Perpara shfaqjes se shtypshkronjes dituria mbeshtetej pothuajse mbi memorien keshtu qe per te ndertuar nje dituri uniforme gjithcka vertitej perreth teksteve te konsideruara si uniform dhe keto ishin kryesisht tekstet fetare te shoqeruara edhe nga poemat epike ja pra dhe arsyeja pse Mesjeta ka qene esencialisht nje epoke religjioze. Shtypshkronja pa medyshje e zgjeroi perimetrin e diturise dhe njohjeve deri ne piken kur shkenca shpertheu rezultat i se ciles ishte eksplorimi deri ne kufijte e paimagjinuar deri me pare i diturise ndersa legjitimiteti politik nisi te bazohej mbi kriteret sekulariste me nje fjale mbi arsyen duke menjanuar dogmen fetare. Me gjithe zgjerimin e madh te njohurive libri vazhdonte te ishte burimi ushqyes i diturise dhe se leximi i tij lypte mundim dhe kohe dhe se stili estetik i shoqeruar nga nje kornize konceptuale ne pamundesi per ti shtene ne dore dhe per ti lexuar te gjithe librat ngelej ende si substance e pervetesimit te dijes. Prandaj periudhen ndermjet rilindjes europiane revolucionit industrial dhe Luftes se Dyte Boterore mund ta konsiderojme si periudhe e ndermjetme. Shpikja e ordinatorit si dhe sistemi i ndersjelle dhe i menjehershem komunikimi elemente keto thelbesore te globalizimit modifikuan problemin e aksesit ne informacion e dituri. Mjafton shtypja e nje butoni dhe humani ndodhet perballe informacioneve te shumta e te larmishme ne perputhshmeri me shijen e kerkuesit. Nderkohe ordinatori ka zevendesuar rolin e memories qe i perkiste periudhes se Mesjetes duke na paraqitur keto informacione te qemtuara e te plota mirepo te shprazura nga elementi estetik qe perftohej nga libri. Nuk ekziston as edhe nje revolucion teknologjik qe te kete prodhuar nje ndryshim mbareplanetar aq transformues ne krahasim me globalizimin. Shnderrimet e shpejta dhe shperhapja e njetrajtshme e informacionit bashke me te ngushtimi dhe pershpejtimi i rrugeve te lajmit apo njohjes se fenomeneve i dhuron individit vizionin e njejte dhe te duhur per ndodhite dhe hapesirat e aferta sikunder atyre te largeta duke reduktuar njekohesisht perspektiven. Ja pra pse ne planin filozofik sfida e botes se sotme asaj te globalizuar eshte se nese ne periudhat e meparshme ambicia kapercente njohjen ne epoken e stome njohja kapercen ambicien. Me gjithe shnderrimet e globalizimit shteti-komb mbetet ende shtrati i marredhenieve nderkombetare pra filozofia e tyre eshte ajo e perhershmja copetimi kontrollimi apo influencimi i shtetit me te fuqishem perkundrejt me te dobetit per arsye strategjike apo historike madje-madje natyra e marredhenieve ndershtetesh ne kete bote te fragmentarizuar iu perngjet asaj te fund-shekullit XIX duke perllogaritur daljen e SHBA-se si superfuqi e vetme si dhe ringritjen graduale te Kines. Eumlshte afermendsh qe ne nje bote qe ka njohur transformimet ekonomiko-teknologjike ne harkun e IV dekadave te paperjetuara me perpara ne historine e njerezimit shtetet e medha zoteruese te kesaj teknologjie do te deshironin konfliktet ushtarake pasi nese ato vertet do te ndodhnin pasojat ndershkaterrimtare do te ishin apokaliptike. Ne boten e mondializuar nervi i fuqise vitaliteti i nje shoqerie do te jete niveli sa me i larte i pervetesimit te teknologjise qe ndervaret automatikisht nga venia ne zbatim e nje sistemi te suksesshem te mesimdhenies mbi teknologjine. Midis vendeve te vogla kombet e pajisura me kreativitet si dhe force imagjinative i tille Singapori Austria apo Izraeli do te ruajne kompetivitetin soliditetin edhe ne epoken e mondializimit. Fjalite permbyllese i shkojne problemit shqiptar te cilit aq sa edhe nje sistem performant dhe unik i te nxenit qe te jep akses mbi teknologjine moderne po aq i qenesishem eshte edhe pajisja me etike e duhur me nje fjale kulture e shtetit shenje e civilizimit dhe e arsyes se kombeve. Nderthurja e dy elementeve te siperpermendura do te prodhonte stablitetin e bashke me te dinjitetin e duhur e te munguar te Shqiperise duke shperligjur gjithashtu clicheacute-te me se 150-vjecare qe rendojne si rete permbi mal kjo do te ndodhte ne epoken e globalizimit atehere kur konditat historike kishin favorizuar kombin shqiptar. Le te presimhellip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›