E Shtunë, 31 Tetor 2026

KAH VETVETJA

Nese ndodheni ne nje mjedis ku ka shume zhurme ku te gjithe flasin ku te gjithe tregojne dicka e askush nuk degjon ta dini se ndodheni ne seline e ndonje partie te shqiptareve te Maqedonise. Dhe ne ate mjedis mos i thoni te vertetat tuaja se ato nuk vlejne gje ne ate mjedis askush nuk eshte i interesuar ta dije cka mendojne te tjeret per ta por e kuptojne vetem fjaline Kryetari i partise dhe ne rreth tij i dime te gjitha dhe gjithmone kemi te drejte. Nese ju rastis te ndodheni ne ndonje mjedis ku te gjithe njerezit e godasin ujkun e ngordhur keni kujdes si silleni se aty mund tju haje ujku e askush te mos afrohet tju ndihmoje dhe duhet ta dini se ndodheni mes analisteve te shqiptareve te Maqedonise te cilet assesi ta kuptojne se gjeli qe kendon heret edhe mund te perfundoje ne tepsine e mish-orizit por ate qe kendon vone askush nuk e degjon. Nese arrini ne ndonje vend ku cdonjeri i shan gjithe te tjeret ku cdonjeri mendon per vetveten se eshte me i bukuri dhe me i mencuri i botes ta dini se ndodheni ne mesin e intelektualeve shqiptare te Maqedonise. Dhe ne ate rreth njerezish ke pershtypjen se asnjeri nuk e ka pare vetveten ne pasqyre qe nga femijeria andaj edhe nuk e dine se nga cdo foshnje e lezetshme te cilen cdokush deshiron ta puthe e perkedhele nje dite rritet nje rinosh narcisoid nga i cili piqet nje karrierist dhe grykes e qe perfundon si nje plakush i gerditshem te cilit nuk i afrohen as femijet e tij. Pra nese arrini ne nje vend ku te gjithe flasin e askush nuk degjon ku te gjithe tregojne trimeri mbi ujkun e cofur e askush nuk afrohet te te shpetoje kur je i rrezikuar nga ujku i gjalle nese ndodheni ne mjedis ku ska mbetur njeri i panjollosur ku te mirin nuk e vleresojne nepermjet virtyteve dhe aftesive qe ka por sipas asaj sa eshte me pak i keq se me i keqi atehere te jeni te sigurt se ndodheni mes shqiptareve te Maqedonise. Dhe pasi te jeni perballur me keto mjedise qe nuk i bashkon asgje mes veti do e keni me lehte ta kuptoni se nga cila semundje kolektive vuan ky popull do e keni me te qarte pse per shqiptaret e ketushem vendosin edhe njerez te cilet mbase nuk jane te keqij e as nga ata qe nuk e duan popullin e vet por jane aq te paditur sa edhe familjaret e tyre thone Shyqyr qe merren me punet e shtetit e nuk kane kohe te na e prishin shtepine

Nese arrini ne nje qytet ne sheshin e te cilit ka me shume permendore se sa kalimtare ta dini se jeni ne kryeqytetin e shtetit te cilin e udheheqin macet politike te cilave vetvetja u ngjason ne luan. Pra duhet ta dini se ndodheni ne Shkup ne kryeqytetin e Maqedonise dhe se perballe keni permendoret e Gruevskit. Dhe duke i pare keto permendore ju do e kuptoni pse Kryeministri i Maqedonise i harxhon parate e taksapaguesve shqiptare si ti kishte trasheguar nga gjyshi i vet. Pra do e kuptoni se Gruevski nderton permendore dhe teleferik deri te kryqi mbi Vodno edhe me parat e shqiptareve ngaqe mbulese ka Ali Ahmetin qe e mbane fjalen dhe i cili del perpara shqiptareve e premton se ne sheshin e Shkupit do kete edhe permendore te heronjve shqiptare e shqiptareve te ketushem nuk u shkon nder mend ta pyesin ate se ne cilen cajtore eshte vendosur per personalitetet qe do nderohen me shtatore apo cili komision ka caktuar figurat historike te shqiptareve qe meritojne ta stolisin sheshin e Shkupit. Dhe shqiptaret e ketushem nuk i thone Ali Ahmetit se historia shqiptare nuk eshte ceshtje e nje partia ngaqe jane te zene me leximin e librit te Gjeografise per shkollat e mesme ku thuhet se ata jane te rrezikshem per Maqedonine ku shkruan se ata kane origjine sllave e rome e nga i cili liber femijet e tyre mesojne plot shtate vite me radhe liber te cilin e ka perkthyer ndonje shqiptare qe mbase nuk e ka ditur origjinen e popullit te vet dhe e kane perdorur profesore qe ndoshta jane diplomuar tek universiteti i Qafes se Thanes ku edhe sot ta sjellin diplomen te vendosur ne kornize luksoze por vetem nese ate kornize e paguan aq sa kushton nje pikture e vlefshme disa mijera euro.

Nese keto dite shetitni neper vendbanimet e shqiptareve te Maqedonise do e ndjeni deshperimin e kesaj popullate nga te gjithe perfaqesuesit e saj neper institucionet shteterore. Por gjithsesi do vereni se shqiptaret e ketushem e kane te veshtire ta kthejne shikimin kah vetvetja e te shohin se ata perfaqesues i ka votuar vete ky popull se deputetet e ministrat qe i nderrojne partite me shpesh se sa corapet jane po ata te cileve ky popull u brohoriste dhe u duartrokiste neper mitingjet parazgjedhore se ata qe vendosin per permendoret per librat shkollore ku ofendohen shqiptaret jane injorantet e propozuar nga partite shqiptare se profesoret qe ligjerojne sipas librave qe nuk i kane lexuar asnjehere jane intelektualet tane se disa analiste qe sot shajne ambasadoret qeveritaret e parlamentaret shqiptare jane ata te djeshmit qe benin gjume perpara kabineteve te kryetareve te partive vetem qe te beheshin perfaqesues diplomatike te Maqedonise apo ministra e deputete. Pra nese shqiptaret e ketushem do e kthenin shikimin kah vetvetja ata do e shihnin se cfare fatkeqesie kolektive dhe individuale eshte te jetosh ne nje vend ku te gjithe flasin e askush nuk degjon ku nuk ka vlere e mira qe thua por e keqja qe ben ku te gjithe tregojne trimeri mbi ujkun e cofur e askush nuk afrohet te te shpetoje kur je i rrezikuar nga ujku i gjalle kur jeton ne mjedis ku ska mbet njeri i panjollosur ku te mirin nuk e vleresojne nepermjet virtyteve dhe aftesive qe ka por sipas asaj se eshte me pak i keq se me i keqi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›