E Diel, 1 Nëntor 2026

Shi e përmbytje në Tiranë, disa nga zona u zgjuan sot nën ujë

Për rrethë tre orë rreshjet e dendura të shiut gjatë natës, ka bërë që Tiranë të gdhihet mëngjesin e enjtes, e mbuluar me ujë si dhe rrugë të bllokuara nga rrëzimi i degëve të pemëve.
Rrebeshi nisi rreth orës 03:00, ndërsa u shoqërua edhe me erëra të forta dhe për pasojë, një korsi e unazës pranë Medresesë u bllokua për disa minuta dhe lëvizja e mjeteve ishte e pamundur.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në bllokimin e korsisë janë edhe tentativat e drejtuesve të mjeteve për të ndërruar kahun e lëvizjes. Përmbytje u regjistruan edhe zonën e Don Boskos, ku uji depërtoi në disa banesa dhe shkaktoi probleme në lëvizjen e mjeteve
Probleme gjithashtu janë hasur edhe në zonat periferike të kryeqytetit ku mungojnë kanalizimet ose janë të bllokuara. Sipas të dhënave e uji ka arritur në disa centimetra ndërkaq, në disa zona të kryeqytetit ka munguar edhe energjia elektrike. Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit punonjësit e pastrimit kanë nisur zhbllokimin e kanaleve të ujërave të zeza dhe largimin e degëve të pemëve që kishin rënë gjatë natës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›