Familjet Zbardhni vrasjet e Irena Selit dhe Erieta Avdylit

Zonja Prokurore thyeni heshtjen tuaj
E nderuar Zonja Rama
16 ditet kunder dhunes ndaj gruas hapen sot
Serish ne nje OJF grash dhe shume familjare te prekur e te dermuar nga fatkeqesia po tentojme te thyejme heshtjen disa vjecare tuajen.
Kur ju u emeruat Prokurore ne kishim shume shpresa qe si grua si nene sdo te ndaleshit para cdo pengese derisa te zbulonit e te denonit kriminelet qe moren jeten e vajzave tona.
Jemi gabuar Mendoni se mund te dorezohemi
Jo Deri sa e verteta te dale ne shesh pavaresisht kush e pengon ate.
Po zgjedhim kete leter te hapur si formen me te mire te nje komunikimi te hapur per nje ceshtje qe gjithashtu eshte as e hapur as e mbyllur.
Behet fjale per nje ceshtje e cila i kalon interesat individuale apo te nje grupi te caktuar dhe shtrihet shume me gjere se kaq. Eumlshte nje ceshtje qe i perket gjithe komunitetit gjithe shoqerise sone ndaj eshte kjo arsyeja per te cilen vendosem te komunikojme me ju ne menyre mediatike dhe jo ne menyre private.
Kjo se pari se ne i kemi harxhuar gjithe perpjekjet tona duke u rropatur e perbuzur nga punonjesit tuaj nga institucioni qe ju perfaqesoni pa patur as piken me te vogel te sjelljes njerezore per te komunikuar ndare me ne problemet qe ju bejne ju te heshtni ose te anashkaloni keto dosje.
Ndoshta kjo e dyta ndonjehere mund te jete shume me komode per ju por jo per ne qe presim cdo dite te shohim se e drejta vonon por gjithmone del.
Duke qene te bindur se permasat e ceshtjes ne fjale jane shume me te medha se heshtja e nga ana tjeter duke patur nje pervoje te hidhur tashme qe kerkesave zyrtare te bera nga ne e te tjere njerez te interesuar ngushtesisht ne kete rast nuk kane marre asnjehere pergjigje beme kete zgjedhje per te cilen besojme se do te kemi mirekuptimin tuaj.
Po ju drejtohemi juve zonja Rama si Prokurore e Pergjithshme por jo thjesht per kete.
Po ju drejtohemi juve si nene si bashkeshorte si bije si moter per tju sjelle ne mendje dy nga dosjet me te perfolura dhe njekohesisht me te mediatizuara ne historite e familjeve shqiptare. Nese do ktheheshim disa vite me pare sigurisht atehere ju nuk keni qene ne krye te Prokurorise se Pergjithshme jemi te bindur qe te gjithe e kujtojne emrin e Erieta Avdylit dhe Irena Selit dhe sagen qe shoqeroi vrasjen dhe zhdukjen e tyre. Per nje kohe te gjate do te shkruanin gazetat per nje kohe te gjate televizionet do te hapnin edicionet kryesore me keto lajme. Dhe per nje kohe te gjate avokate gjykates e prokurore do te flisnin per keto ceshtje.
Por tani kur te gjithe keto institucione apo njerez qe u moren me keto ceshtje jane lodhur dikush tjeter vazhdon te kerkoje pergjegjesit e zhdukjes se Erieta Avdylit dhe Irena Selit dhe te mesoje te verteten e saj. Jemi ne familjaret e saj zonja Rama ata njerez te cilet ua ndiejne mungesen cdo dite qe vazhdojne ta duan cdo dite aty ku ato jane.
Jemi ne qe te jemi drejtuar disa here dhe qe punonjesit e Institucionit tuaj na kane marre zvarre pa na dhene asnje pergjigje.
Nga ana tjeter jemi dhe ne nje shoqate grash qe cdo dite ballafaqohemi me probleme te shumta te grave e vajzave tona dhe qe nuk do donim te merrnim persiper e te flisnim per dhimbjen e familjes se Erieta Avdylit dhe Irena Selit sepse nuk e dime a jemi te zotet ta bejme. Por si gra nena bashkeshorte motra dhe sigurisht si anetare te nje shoqate qe mbron te drejtat e grave do donim te dinim me shume.
Besojme se kjo nuk eshte nje e drejte te cilen po ia atribuojme vetes por nje e drejte qe na takon si qytetare. Per te gjitha arsyet e permendura me siper por edhe per shume te tjera per faktin e thjeshte se jete njerezore jane zhdukur e vazhdojne te zhduken do tju luteshim te benit detyren tuaj dhe te pergjigjeshit.
Nese Ju dhe institucionet e drejtesise sdo te heshtnin sot nuk do te kishim ose do te kishim shume me pak gra te tjera te vrara te vuajtura qe perballen me tragjedi nga me te dhimbshmet te cilat kane nje fillese dhunen e ushtruar dhe dhunen e paparandaluar.
Mjafton te kujtojme rastin e fundit te Suzana Xhekes.
Tragjedia e saj e ka fillesen tek dhuna ne familje. Sot kur gjithe bota proteston ne format me civile per dhunen dhe konsekuencat e asaj ne ju pyesim
Cfare eshte bere me dosjet e Erieta Avdylit dhe Irena Selit A vazhdojne hetimet A jane mbyllur keto dosje A ka ndonje piste te re kerkimi
Shoqata Ne Dobi te Gruas Shqiptare qe prej vitesh ka punuar dhe vijon te punoje per te drejtat e grave ju thote sot me ze te larte se meritojme te dime me shume ne dhe familjet e tyre.
Sot kur kjo shoqate per 16 dite rresht do te manifestoje paqesisht ne gjithe Shqiperine kunder dhunes me sloganin Behu Aktiv Denonco Dhunen shpresojme ende ne drejtesine dhe institucionet shqiptare.
Beheni rast vrasjen e Erieta Avdylit dhe Irena Selit
Do te nderoheni ju dhe institucioni juaj dhe do te vini ne vend drejtesine e shumekerkuar
Ne ende shpresojme
Leter e hapur drejtuar znj. Ina Rama prokurore e Pergjithshme nga
shoqata Ne Dobi te Gruas Shqiptare Familja e Erieta Avdylit dhe
Familja e Irena Selit