E Diel, 1 Nëntor 2026

Te rishihet raporti i BE per Shqiperine meriton me shume

I nderuar Z. President i Parlamentit

I nderuar Z. Minister

Te nderuar kolege deputete

Natyrisht perpara se te diskutoj mbi Shqiperine dhe marreveshjen respektive me lejoni ti uroj mirseardhjen ne Parlamentin Austriak ambasadorit te Shqiperise z. Minarolli si dhe keshilltarit te ambasades Shqiptare z. Ceka. Duartrokitje ne salle nga radhet e Partise Popullore OumlVP Partise Socialiste SPO dhe Partise se Gjelber.

Tashme ju e keni degjuar Marreveshja me Shqiperine do te miratohet me unanimitet te plote. Pikerisht per kete arsye eshte kaq e thjeshte per te marre fjalen ne seancen e sotme plenare te Parlamentit. Gjithsesi ne keto momente deshiroj te shfrytezoj rastin e dhene per tu ndalur dhe thene dicka mbi Shqiperine mbi marredheniet me kete vend si dhe njeherazi ndoshta per te zgjuar pak me shume mirekuptim tek ata te cilet ende nuk e njohin kete vend.

Qysh ne vitin 2007 ministrja Federale e Austrise per Punet e Brendshme znj. Prokop e cila tashme nuk e jeton me kishte vendosur ne ate kohe kontaktet e duhura te harmonizuara me zhvillimin te negociatave me palen shqiptare ne Tirane. Mbi kete baze dhe ne vazhdimesi ka marre jete pikerisht kjo marreveshje te cilen ne e ratifikojme sot. Simboliken dhe para se gjithash vleren e saj e kane permendur tashme edhe koleget deputete parafoles ne diskutimet e tyre duke e cmuar dhe vecuar ate si nje tregues te qarte edhe per vete per faktin se Shqiperia gradualisht si dhe gjithmone me nje ritem me te shpejte po i ofrohet ndjeshem Bashkimit Europian.

Shqiperia te nderuar kolege deputete ishte vendi i cili e ka vuajtuar me shume se kushdo regjimin komunist. Ju duhet te me besoni pasi per mua personalisht eshte i qarte motivi i kesaj fjale. Me shume se 50 vizita dhe qendrime ne Shqiperi me kane dhene mundesine per te pasur atje shume miq por dhe per te mesuar dhe ditur fatin e shqiptareve qe u jane neneshtruar vujatjeve dhe persekutimeve. Ne ate kohe kane ekzistuar vrasjet dhe arrestimet politike. Presidenti i Parlamentit Pjeter Arbnori ka kaluar 25 vitet e jetes se tij i mbyllur ne qeli duke qene cdo dite i kercenuar nga denimi me vdekje.

Ne keto rrethana ky vend eshte cliruar ne fillim te viteve lsquo90 si dhe e ka pasur pa dyshim me te veshtire dhe te mundimshme se te gjitha vendet e Ballkanit rrugen drejt zhvillimit. Po kaq e gezueshme eshte te nderuar deputete pasi kete konstatim mund ta deshmojne te gjithe ata qe kane vizituar Shqiperine se sa shpejt dhe pozitivisht eshte zhvilluar ky vend dhe sa i shkelqyer dhe i dukshem parqitet perparimi dhe progresi i tij nga pikepamja ekonomike turizmit dhe e infrastruktures. Gjithkujt do ti rekomandoja Vizitoni dhe admironi Shqiperine. Atje do tju presin ne menyren me miqesore. Ne greqishten e lashte fjala Hospitea Mikpritja perben ne te vertete ne Shqiperi nje realitet te cilin mund ta ndeshesh dhe perjetosh kudo. Krahas kesaj Shqiperia eshte nje vend i bukur dhe i mrekullueshem ne buze te Adriatikut. Gjate ketij viti Institucioni i Televizionit ne Austri e ka zgjedhur dhe rekomanduar qytetin e Sarandes per turistet si nje nder destinacionet me te mira nder qytetet turistike jo shume te njohura ne Mesdhe. Edhe ky fakt mbart dicka te gezueshme.

Nje ndjenje trishtimi te pushton te nderuar kolege deputete kur sheh menyren se si disa njerez ende sillen me Shqiperine sikur ky vend te ishte i rangut te fundit dhe ku gjallon sipas tyre korrupsioni trafiku i njerezve dhe krimi.

Kunder ketij imazhi kam bindjen e palekundur se ne te gjithe duhet te luftojme dhe te ndermarrim gjithcka. Perpara 14 diteve kemi organizuar ketu ne Parlament Diten e Shqiperise me rreth 400 te ftuar ku Shqiperia mundi te prezantohej me dinjitet. Ne kete kuader para se gjithash organizatat joqeveritare austriake kane paraqitur ne menyre shume mbreselenese angazhimin e tyre per Shqiperine.

Eshte kjo nje arsye me shume per te mos arritur dot te kuptoj dhe kete duhet ta theksoj rishtas se raporti aktual i Komisionit te Bashkimit Europian e klasifikon diku Shqiperine pikerisht atje ku Shqiperise nuk i takon te jete si dhe nepermjet rezonances se ketij veprimi shtyhen ne kohe negociatat e anetarsimit me Bashkimin Europian.

Nga foltorja e Parlamentit Austriak une kerkoj ne menyre te prere qe zoterinjte qe ndoshta nuk kane shkelur ende ne Shqiperi duhet ta vizitojne kete vend dhe te krijojne nje tablo te qarte atje pasi vetem atehere ata do te arrijne te rivleresojne edhe nje nje here ekspertizen e tyre Duatrokitje ne salle nga deputetet e pranishem ne seancen parlamentare.

Per te gjykuar nga larg dhe me ndjenjen e prepotences mbi nje vend te varfer eshte gjithmone e thjeshte kete fenomen e prekim kudo ne bote. Ne kohen kur ne udhetojme per te vezhguar zgjedhjet ne keto vende na duhet mjerisht te shohim se me cfare arrogance ngadonjehere te ashtuquajturit diplomate shperndajne ekspertizat e tyre. Ata nuk mendojne dhe nuk duan tja dine aspak se cfare demi shkaktojne ne kete rast por megjithate ne si Parlamentare jemi te obliguar per te qene objektive duke shfrytezuar pervojen tone. Per kete arsye une i kerkoj Bashkimit Europian dhe kjo duhet te regjistrohet ne menyre protokollare qe ekspertiza raporti per Shqiperine duhet te rivleresohet mire dhe sakte.

E gezueshme eshte gjithashtu qe ne Shqiperi regjimi i vizave mori fund keshtu qe njerezit pa pasur me nevojen e tyre mund te udhetojne per ne Europe. Kjo eshte shume sinjifaktive dhe njekohesisht e nevojshme.

Duartrokitje ne salle nga deputetet e te gjitha grupimeve politike

FJALA E MBAJTUAR NGA ZV. PRESIDENTI I ASAMBLESE PARLAMENTARE TE OSBE-se DHE DEPUTET NE PARLAMENTIN AUSTRIAK Partia Popullore WOLFGANG GROSSRUCK NE SEANACEN PLENARE TE PARLAMENTIT AUSTRIAK DATE 18 NENTOR 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›