Sheshi Skënderbej, Bashkia vazhdon punën për rehabilitimin
TIRANE- Bashkia e Tiranës vazhdon punën për rehabilitimin e sheshit Skënderbej. Pas rrethimit me tela nga ana e Inspektoriatit të Bashkisë, prej monumentint Skënderbej e deri te shatërvani, tani puna është përqëndruar në heqjen e pllakave dhe zgjerimin e trotuarit përpara monumentit, për të bërë të mundur rikonstruksionin e tij.
Policia Bashkiake ndjek nga afër vazhdimin e punimeve, ndërsa kureshtarë për vijimin e tyre janë bërë edhe mjaft qytetarë, të cilët kalojnë në sheshin Skënderbej.
Edhe pse dje u deklarua nga Ministri i Transporteve Sokol Olldashi se këto punime do të bllokoheshin, pasi projekti i ndryshuar duhet të kalojë sërish në KKRTSH për miratim, të paktën deri tani kjo gjë nuk ka ndodhur.
(e.n/news24/BalkanWeb)