Korcë, aksion i policisë ndërtimore, prishen 7 objekte pa leje
KORCë- Gjatë një aksioni të Inspektoriatit të Ndërtimit në qytetin e Korcës, janë hedhur në tokë 7 objekte pa leje në lagjen 16 të këtij qyteti. Sipas Inspektoriatiti të Ndërtimit, këto objekte ishin aty pa leje dhe në vendet që kishin zënë tashmë do të merren masa për rehabilitimin e sipërfaqeve të gjelbra.
Nuk është shënuar ndonjë incident me banorët gjatë këtij aksioni, ndërsa mësohet se aksioni i policisë ndërtimore do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Nuk është shënuar ndonjë incident me banorët gjatë këtij aksioni, ndërsa mësohet se aksioni i policisë ndërtimore do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
(m.a/News24/BalkanWeb)