Rama ngushëllon familjen e aktorit Agim Qirjaqi
TIRANë- Artistë, politikanë dhe dashamirës të artit kanë marrë pjesë sot në homazhet për nder të aktorit të njohur Agim Qirjaqi, i cili ndërroi jetë mesditën e së shtunës pas një sëmundje të rëndë.
Homazhet u zhvilluan në ambientet e Teatrit Kombëtar për rreth një orë.
Kolegë të artistit të ndjerë shprehën dhimbjen e tyre për humbjen e parakohshme të Qirjaqit duke u shprehur se skenës do ti mungojë një aktor si ai.
Në homazhet për nder të aktorit mori pjesë edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, të cilët u shprehën ngushëllimet familjarëve.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e quajti një humbje të madhe vdekjen e aktorit, i cili ka interpretuar shumë role në skenat dhe filmat shqiptar, duke lënë pas një arkiv të çmuar për brezat që vijnë pas.
“Për brezin e ri dhe për brezat që vijnë të aktorëve dhe aktoreve, do të jetë më e lehtë pikërisht për shkak se aktorë si Agim Qirjaqi dhe të tjerë, që u ndanë përpara nga jeta përpara tij, kanë lënë pas një eksperiencë të cmuar që pa asnjë dyshim ju shërben si pikë referimi dhe atyre që japin mësimin e këtij arti të madh dhe atyre që e marrin këtë mësim” - u shpreh Rama
Ndërsa kreu i shtetit Topi, në një prononcim për mediat shprehu dhimbjen për këtë ndarje të parakoshme nga jeta të Agim Qirjaqit, i cili ka lënë mbresa të pashlyeshme tek secili prej nesh me rolet dhe një profil shumë origjinal.
(m.a/News24/BalkanWeb)