E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Plani urbanistik, në interes të kryeqytetit dhe jo të Mister 15 %

Partia Demokratike, nëpërmjet një deklarate për shtyp kundërshton thëniet e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë, Eduart Shalsi për mosdorëzimin e Planit Urbanistik të Tiranë. Në përgjigje të kërkesës së drejtë të kryetarit të PD dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha ndaj Mister 15% për ti dhënë fund mbajtjes peng të Planit Urbanistik të Tiranës,zoti Rama përmes Shalsit apo zëdhënësit të Mister 15%, sërish u tha qytetarëve të Tiranës se nuk dorëzon Planin Urbanistik të Tiranës, për të dëshmuar se zoti i pronave tuaja jam unë dhe jo ju dhe ju nuk do të mund ti shfrytëzoni ato pa dorëzuar tek Rama dhe Shalsi i Tij 15%, ka theksuar zëdhënësja. Ndër të tjera në deklaratën për shtyp të zëdhënëses së PD, theksohet se Partia Demokratike i bën të qartë zotit Rama se dorëzimi me urgjencë i Planit Urabanistik të Tiranës dhe shndërrimi i qytetit që është në interes të çdo qytetari të Kryeqytetit dhe Shqipërisë dhe jo mbajtja e tij në interes të 15% dhe klaneve mafioze rreth tij, është një detyrim ligjor madhor i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Këshilltarëve të Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›