E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi për Demokraci dhe Etikë diskuton për Brain Stand në Shqipëri

Forumi për Demokraci dhe Etikë, në kuadër të fushatës sensibilizuese Brain Stand për qëndrimin, vlerësimin dhe lartësimin e trurit shqiptar, organizoi dy ditë më parë një takim me akademikë, profesorë, politikanë dhe studentë të universiteteve publike dhe private në Shqipëri. Në panelin e këtij takimi ndodheshin të ftuarit Dr. Nebi Bardhoshi, nëndrejtor i FDE- së dhe përfaqësues i botës akademike, Eris Hoxha, deputet i PDSH- së, Besnik Dervishi, deputet i PSSH- së, Gjergj Sinani, profesor pedagog në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Dr. Erion Kristo, pedagog në universitete jopublike dhe Edmond Vlashi, sipërmarrës i arsimit jopublik. Drejtori Ekzekutiv  i FDE- së, Arian Galdini, tha se nisma BRAIN STAND ka nisur nga FDE që më 7 Mars me dëshirën dhe synimin për të qenë aktorë dhe autorë të një procesi këmbëngulës ndryshimi për vlerësimin dhe lartësimin e trurit shqiptar. Sipas tij sa më shumë forcë dhe dinjitet ti japim universiteteve publike dhe private në vend aq më mirë është për ne. Nuk duhet të krijojmë privilegje për ata që vijnë nga studimet jashtë Shqipërisë, por të krijojmë kushte të barabarta mes tyre dhe atyre që studiojnë këtu. Më pas e ka marrë fjalën Nëndrejtori i FDE-së Dr. Nebi Bardhoshi, i cili theksoi se Duhet të ekzistojë hierarkia e vlerave. Kjo na detyron të marrim nisën e aleancës së madhe të mirëbesimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve shtetërore. Kemi marrë një hap konkret me nismën BREIN STAND. Dihet që pas vitit 1991 bashkë me ikjen masive të popullsisë ikën edhe intelektualët. Pra ndodhi ajo që ne e quajmë ikja e mendjes. Kemi një politikë të gjetur për dekomunistizimin e kurrikulave apo me strategjinë BAIN GAME dhe nisma të tjera. Profesor Gjergj Sinani theksoi se duhet të mbështetemi në tri parime; publicitetin e barabartë për të gjithë, pjesëmarrjen e njerëzve në vendimet që merren për fatin e tyre dhe konkurrencën mbi bazën e vlerave. Deputeti i PD- së Eris Hoxha, evidentoi se nuk duhet të krijohet përshtypja se ka një përplasje mes BRAIN STAND dhe BRAIN GAME, që sipas tij nuk ekziston. Deputeti i PSSH- së, Besnik Dervishi theksoi si domosdoshmëri investimet në arsim, të cilat sipas tij duhet të jenë katërfish më të mëdha. Në vijim të debatit, zoti Edmond Vlashi, sipërmarrës në arsimin jo publik evidentoi faktin se institucionet arsimore private janë të paragjykuara për cilësinë e mësimdhënies, por sipas tij kjo nuk është e vërtetë, por që realisht dëmton imazhin e tyre. ndërsa Spiro Curra, anëtar i Bordit të FDE- së, një prej njerëzve më të njohur të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, tha se kemi ndjekur debatet që janë bërë për arsimin ku evidentohet se qytetarët kanë më shumë ambicie se vetë politika, por kjo është krijuar rrethimi demokratik i politikës për të realizuar projekte të mëdha. Më pas e kanë marrë fjalën pedagogë që kanë fëlenderuar FDE-në për strategjinë e BRAIN STAND, Qëndrimin, Vlerësimin dhe Lartësimin e Trurit Shqiptar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›