SHBA zgjat mbylljen e ambasadave në Lindjen e Mesme dhe Afrikë
UASHINGTON- Uashingtoni njoftoi dje zgjatjen deri më 10 gusht të mbylljes së 19 ambasadave dhe konsullatave amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë për arsye sigurie pas kërcënimeve për atentate nga Al-Kaida.
"Lista përfshin 19 përfaqësi diplomatike tashmë të mbyllura ditën e dielë", theksoi Departamenti amerikan i Shtetit në një komunikatë.
"Disa përfaqësi të tjera diplomatike, që u mbyllën dje, pritet të rihapen sot", shtoi i njëjti burim.
Uashingtoni njoftoi ditën e shtunë se të paktën 25 prej përfaqësive të tij diplomatike do të mbylleshin ditën e dielë pas marrjes së mesazheve për atentate nga Al-Kaida.
(m.a/ata/BalkanWeb)