E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori spanjoll përfshihet në një aksident

 

PËRPLASJA/ Montobio po udhëtonte drejt Ohrit bashkë me gruan e tij dhe fëmijët kur u përplas me një makinë tjetër

Elbasan - Ambasadori spanjoll Manuel Montobio është përfshirë në një aksident teksa udhëtonte drejt Ohrit në aksin nacional. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:45, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Ambasadori po udhëtonte me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij. Në nënkalimin e trenit në afërsi të fshatit Mirakë, automjeti me të cilin po udhëtonte, u përplas me një makinë me targa të huaja.Pas përplasjes, makinat janë rrotulluar disa herë në sheshin para një karburanti. Familja e ambasadorit ka kaluar çaste paniku dhe frikë. Megjithatë, aksidenti ka qenë pa pasoja për jetën dhe fatmirësisht pjesëtarët e familjes dhe vetë ambasadori nuk kanë pësuar dëmtime të rënda. Megjithatë, për t’u siguruar për shëndetin, dhe si pasojë e dëmtimit të makinës, ambasadori spanjoll, bashkë me familjen është rikthyer në Tiranë. Në vendngjarje shkoi policia e qarkullimit rrugor dhe një grup ekspertësh. Nga të dhënat e para rezulton se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave e automjetit me targa të huaja. Policia deklaron se është shoqëruar drejtuesi i mjetit me targa të huaja dhe po sqarohen rrethanat e ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›