Aksident i rëndë në Kukës, 2 i vdekur dhe 3 të plagosur

2 të vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur vetëm disa minuta më parë në Kukës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 10 km larg qytetit të Kukësit, në aksin rrugor Morinë-Kukës, ku janë përfshirë në një aksident tre automjete dhe për pasojë ka gjetur vdekjen Besnik Parllaku, 52 vjeç, i cili drejtonte një nga makinat dhe Osman Velaj, ndërsa janë plagosur tre të tjerë.
Ndërkaq mësohet se tre të plagosurit kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur dhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.