E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungarezët kundërshtojnë kushtetutën e re

Partia qeverisëse e vendit, Fidesz, e kaloi ligjin në Parlament në muajin Prill pasi kishte fituar dy të tretat në zgjedhjet parlamentare.

Kundërshtarët thonë se ajo kërcënon demokracinë duke hequr kontrollet dhe balancat e vëna në vitin 1989 pas rënies së sistemit komunist.

Edhe Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që të hiqet ligji.

Mosmarrëveshja ka shkaktuar shqetësime lidhur me marrëveshjet financiare me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për rikthimin e besimit në tregje./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-03 12:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›