E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do ta mbrojë Berisha kryegardistin Ndrea Prendi?

Share

Nga Eduard Zaloshnja

Në rastin e videos Meta-Prifti, gjykatësit shqiptarë nuk e patën problem të rrëzonin ekspertizën e bërë nga një ekspert amerikan dhe një anglez. Anglo-amerikanët e humbën betejën në Shqipëri, sepse gjykatësit tanë u besuan më shumë disa ekspertëve shqiptarë, të cilët vërtetuan se ajo video ishte e manipuluar. Në rastin e ekspertizës për fishekët e dalë nga pistoleta e kryegardistit Ndrea Prendi (njëri prej të cilëve i mori jetën protestuesit Faik Myrtaj), gjykatësit shqiptarë nuk guxuan ta rrëzonin ekspertizën ajo kishte ardhur nga FBI-ja me porosi të shtetit amerikan. Si rrjedhim, Gjykata e Tiranës e ka cilësuar dje si të vlefshme ekspertizën e kryer nga FBI-ja, si dhe procedurat që janë ndjekur për kryerjen e saj.

Po si do të mbrohet Ndrea Prendi, kur nuk mund të kundërshtohet ekspertiza? Fillimet e strategjisë së mbrojtjes së tij u shfaqën dje në seancën gjyqësore për masën e arrestit për të. Gjykata e justifikoi masën e arrestit shtëpiak (prokuroria kërkoi arrest në burg) me arsyetimin se prokuroria nuk ka provuar që, për armën tip Bereta të Prendit, ka një firmë që tregon se është tërhequr prej tij në datën 21 janar 2011, si edhe sepse, gjatë sekuestrimit, prokuroria e ka marrë në dorëzim provën me firmë të shefit të armatimit të gardës dhe jo të vetë përdoruesit.

Nga ana tjetër, Berisha, nëpërmjet zëdhënëses së tij, deklaroi dje se prokuroria është thjesht një bashkëpunëtore e opozitës dhe nuk pret prej saj një hetim të paanshëm. Ai pret që e drejta të vendoset vetëm nga gjykata, tek e cila ai ka besim të plotë se është e paanshme.

Përkthimi: Gjykata pranon faktin se fisheku që ka vrarë Faik Myrtajn ka dalë nga pistoleta e kryegardistit Ndrea Prendi, por do të thotë se dikush tjetër mund ta ketë marrë pa leje armën ndoshta ndonjë puçist që ka infiltruar në Gardë me stilolaps-pistoletë Po ndërrimi i tytës së armës së Prendit si do të justifikohet? Ndoshta si një kundravajtje e vogël ligjore

A do të funksionojë një strategji e tillë   siç funksionoi ajo e mbrojtjes së Metës? Në qoftë se po, Arvizu duhet të japë dorëheqjen!

*respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/1/24/si-do-ta-mbroje-berisha-kryegardistin-ndrea-prendi

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›