E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset profesori i Gjuhëve të Huaja, nuk pranoi ryshfet për të punësuar një pedagog

Share

Profesori i njohur i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, Nonda Varfi, është plagosur mbrëmë në një lokal në Rrugën e Elbasanit. Kështu bën të ditur e përditshmja Panorama. Profesori është plagosur nga një ish- student i tij, i cili synonte të bëhej pedagog. Por komisioni i vlerësimit, ku bënte pjesë Varfi, nuk e ka kaluar kandidaturën e tij. Në këtë mënyrë ish- studenti Algert Kalica e ka sulmuar Varfin, duke i thyer atij krahun. Varfi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, kurse autori i krimit është arrestuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›