E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Një vit më parë keni lënë pa gjumë Tiranën. Drejtësia do të bëhet

Share

Një ditë pasi prokuroria ka kërkuar heqjen e mandatit për tre deputetë socialistë, kryeparlametarja Jozefina Topalli ka mbledhur Këshillin e Mandateve, mbledhje e cila është shoqëruar me debate.

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve, ka vendosur të nisë të premten shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë, Taulant Balla, Besnik Bare dhe Tom Doshi.

Kur bëhet kërkesë për autorizim për procedim penal, Kuvendinismenjëherë procedurën. Kjo mbledhje është thirrur për t`i bërë të njohur anëtarët e këtij këshilli dosjet e sjella pas një viti nga Prokuroria e Përgjithshme. Deputet janë lajmëruar, do zbatohet rregullorja. Kuvendi do të japë mundësi Prokurorisë për të bërë një hetim të gjithanshme të asaj dite të zezë të 21 janarit të një viti më parë. Them të zgjedhim relatorët që  të hartojnë raportin dhe nesër të thërrasim njërin nga këto tre deputete për të dhënë mundësi në respekt të rregullores për të dhënë shpjegimet e tyre tha Topalli.

Kreu i grupit kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi ka kërkuar zbatimin e rregullores në mënyrë që t`i lihet kohë anëtarëve të njihen me dosjet dhe vetë deputetëve të njihen me materialet e mbërritura.

Por, Topalli ka kërkuar të mos zvarritet me tej kerkesa per procedim.

Nuk jam dakort me Ruçin që thotë që nuk do të rrimë pa gjumë për të lexuar dosjen, por edhe pa gjumë mund të rrini, pasi e keni për detyrë dhe keni lënë pa gjumë gjithë Tiranën një vit më parë. Drejtësia do të bëhet, ka thënë Topalli.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›