Selanik, 16-vjeçarja shqiptare gjendet e masakruar me të dashurin e saj grek
Share
Mediat greke kanë raportuar një ngjarje tragjike. Një vajzë 16-vjeçare, me origjinë nga Korça, është gjendur e vdekur së bashku me të dashurin e saj grek, që kishte të njëjtën moshë. Sipas policisë greke, viktima është Kristiana Miçani, nga Drenova e Korçës. Ajo jetonte në Greqi me të atin.
Kufoma e vajzës u gjet pranë trupit të pa jetë të një shtetasi grek nga fshati Xanthi, 16 vjeç, i njohur si mik i ngushtë i vajzës shqiptare.
Mësohet se dy të rinjtë ishin zhdukur prej një muaji, ndërsa policia bëri me dije se ata janë vrarë në mënyrë makabre.
Ende nuk ka asnjë pistë rreth autorëve dhe vrasësve të tyre.