E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë tek Ministria e Jashtme, vdes një person

Tiranë-Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tirane. Rreth orës 21.00 përgjatë unazës, pranë Ministrisë së Jashtme, dy kalimtare janë goditur nga një makinë, ku për pasojë ka humbur jetën njëri prej tyre, ndërsa qytetari tjetër gjendet rëndë në spital.

Policia ende nuk ka identifikuar shoferin që shkaktoi këtë aksident të rëndë me pasojë vdekjen. Makina qe kreu aksidentin është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia bën të ditur se ka shpallur në kërkim autorin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›