E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes në një aksident automobilistik 75-vjeçari

Fier-Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e vona të dites së djeshme. Ngjarja ka ndodhur  në aksin rrugor Fier-Seman në vendin e quajtur Grykë të komunës Seman.

Sipas policisë një mjet me targa greke që drejtohej nga një 16-vjeçar si rezultat i shpejtësisë tej normave të lejuara ka humbur kontrollin e mjetit duke përplasur në asfalt  shtetasin Adil Reshlani, 75-vjeç . Ai ishte banor i fshatit Hamil në rrethin e Fierit.

Në momentin e aksidentit ky i fundit ka qenë duke udhëtuar me një motorçikletë, kur është përplasur nga automjeti që ecte me shpejtësi. Viktima është çuar në morgun e spitalit të qytetit të Fierit.

Policia ka shoqëruar dy personat që ndodheshin në mjetin tip Pezho me targa YEI 3635 që shkaktoi vdekjen e të moshuarit. Mësohet se edhe këta të fundit kanë marrë plagë të lehta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›