Aksident i rrezikshëm i Veberit, pilotit të skuadrës Red Bull
Piloti i Formula 1, Mark Veber, ka pësuar një aksident të rrezikshëm teksa është përplasur me një makinë në një garë cciklistike për bamirësi. Piloti australian i Red Bull u përplas me makinën në një korsi, me një tjetër garë çiklistike në Tasmani (Australi). Veber ka marrë fraktura të shumta, por sidomos në gjymtyrët e sipërme dhe në këmbë. Menjëherë pas aksidentit është transportuar në spitalin më të afërt të zonës, në Royal Hobart Hospital, ku i është nënshtruar një operacioni. Gjendja e tij nuk është shumë e rënduar, por frakturat e marra mund të shkaktojnë një vit pushim, çka mund të humbasë kampionatin e ardhshëm në Formula 1. Sipas burimeve spitalore, piloti nuk ka rrezik për jetën, por të paktën për gjashtë javë nuk do të kthehet në gjendjen e tij normale, ndërsa nga spitali nuk mund të dalë deri nga e mërkura, për shkak të frakturave dhe operacionit. Ky dëmtim do të jetë oguri më i keq për të startuar kampionatin e ri në Formula 1. Dëmtimi që ka marrë në këmbën e djathtë duket se do të ndikojë jo pak në performancën e tij në Formula 1. Veber, 32 vjeç, sipas agjencisë BBC ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme. Për BBC Geoff Donohue, ka thënë saktësisht: "Mark tashmë është më mirë, ka një stabilitet në shëndet, por këmba e djathtë është mjaft e dëmtuar. Ka edhe dëmtime në krahun e majtë, por jo shumë serioze. Të paktën 3 ditë në javë do të duhet që të qëndrojë në spital". Sipas tij, Mark ka thënë përpara operacionit se "do të rikthehej sa më shpejt, në maksimumin e mundshëm, për të qenë i gatshëm për të garuar në Formula 1".