E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil vs Itali: Ja ndeshja e madhe e 10 shkurtit të 2009-ës

Tani radhën e ka ndeshja e madhe Brazil-Itali, dy skuadra që bashkojnë 9 trofe kupa botë nga 18 të zhvilluara. Në një mbrëmje të Londrës, në Emirejt Stedjum, pa hezitim mund të thuhet se 60000 vendet në të do të jenë të shitura përfundimisht. Të drejtën televizive për këtë ndeshje e kanë blerë 100 vende. Lipi ka një ëndërr, të arrijë numrin 32 të ndeshjeve pa humbje, për të arkivuar rekordin që ndan me Alfio Bazile (Argjentinë) dhe Javier Klemente (Spanjë). Por ka edhe një problem të vogël: Brazil-Itali do të luhet më 10 shkurt, të martën, për të evituar rivalitetin me sfida të tjera të mëdha. Një problem i "vogël" ka të bëjë me faktin se Seria A luhet të dielën, pra 48 orë përpara "duelit" në Emirejt Stedjum. Çfarë futbollistësh do të përzgjedhin teknikët Lipi dhe Dunga? Të lodhur? Nuk përjashtohet që ajo javë në Serinë A, në Ligën e Parë Spanjolle, Bundesligë, të përcjellë edhe dëmtime. Nuk mund të shmanget dhe një lëvizje: java e 23-të në Serinë A të zhvendoset të shtunën, për ta çuar në 72 orë largësinë nga ballafaqimi i dy skuadrave, me shumë të laureuar me trofetë e Kupës së Botës. Përshtypja është se Federate Italiane e Futbollit dhe Lipi mund të shikojnë mundësinë e një të diele të qetë (mungojnë supersfidat). Por problemi që del më pas ka të bëjë me të "huajt". Dhe fjala është për Groson, Rosin, Kanavaron dhe Luka Toni. Flasim për një skuadër si ajo e Italisë, po Brazili çfarë problemesh do të ketë? Megjithatë, në zgjidhjet që do të merren, padyshim të gjitha janë në drejtim të asaj që përballja Brazil-Itali të justifikojë të qenit "vitrina" më e bukur në futbollin botëror.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›