Aksident në Durrës, dy të plagosur
"29-vjeçari Ali Çemenia dhe 28 vjeçari Afrim Pasha ndodhen në spitalin rajonal të Durrësit në gjëndje të rëndë shëndetsore pas aksidentit të mbrëmjes së kaluar, ku u përfshinë automjetet që ata drejtonin", theksuan burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Kukësit.
Sipas burimeve, ngjarja ndodhi në rrugën e dytë hyrëse të Durrësit, në lagjen e ish-kënetës, kur dy autoveturat, një prej të cilave tip Benz me targë TR 4236 P dhe tjetri Golf me targë AC 050 TE u përplasën me njëra tjetrën, duke shkaktuar dëmtimin e dy drejtuesve Çemenia dhe Pasha.
Burimet thanë se të dy automjetet janë bllokuar në cilësinë e provës materiale, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Po mbrëmë rreth orës 19.30 në fshatin Sallmonaj, 9 km larg Durrësit 28-vjeçari Dritan Meta, i cili drejtonte një ciklomotorr pa targë në një rrugë rajonale ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Ai është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit dhe gjendja shëndetsore e tij mbetet e rëndë-thanë burimet. Sipas tyre, veprimtet përfundimtare do të kryhen kur gjendja shëndetsore e të aksidentuarve të përmirsohet.