Topi: Turqia partner strategjik në rajon
Sipas burimeve zyrtare nga Presidenca, Kreu i Shtetit i shprehu mbështetjen e plotë ambasadorit turk për realizimin e detyrës së tij diplomatike në Tiranë me besimin se ajo do t'i kontribuojë zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai e informoi z. Hasan Sevilir Aşan për zhvillimet e brendshme në vend dhe arritjet e politikës sonë të jashtme, duke vlerësuar përkrahjen dhe ndihmën e madhe që Turqia i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë procesit për anëtarësimin e plotë në NATO.
Topi e vlerësoi Turqinë një mik të ngushtë të Shqipërisë dhe që tashmë është një partner strategjik i saj në rajon e më gjerë. Në këtë kuadër, Presidenti theksoi rëndësinë e thellimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dypalësh në fusha me rëndësi prioritare për zhvillimin e vendit si në atë energjitike, në infrastrukturë, turizëm, telekomunikacion, etj.
Ndërsa Ambasadori Hasan Sevilir Aşan vuri në dukje përgjegjësinë dhe angazhimin e tij, që marrëdhëniet mes Turqisë e Shqipërisë gjatë mandatit diplomatik në Tiranë të njohin vetëm ecuri progresive. Hasan Sevilir Aşan, 59 vjeç ka studiuar në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Ankarasë. Gjatë karrierës si diplomat, ka shërbyer në selitë diplomatike të Turqisë në Dehli, Tripoli, Pragë, Londër, Melburn etj.