Greqi, vdes nga gripi i derrit emigranti shqiptar
Emigranti shqiptar humbi jetën rreth orës 13:15 të ditës së sotme. Kjo është viktima e parë shqiptare ku shkaktar bëhet gripi i derrit. 25-vjeçari shqiptar kishte vite që jetonte në Greqi, ndërsa vuante nga një pneumoni e rëndë.
Në Greqi numri i përgjitshëm i të prekurve me virusin A/H1N1 ka arritur në gati 2000 persona, pasi vetëm javën e fundit u regjistruan 157 raste. Ndërkohë, edhe në vendin tonë numri i të prekurve ka arritur mbi 30 persona.