Olldashi: Tarifat për kontrollin e mjeteve nuk ndryshojnë
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit tha sot gjatë nënshkrimit të kontratës koncensionare se tarifat e kontrollit të detyrueshëm të mjeteve nuk do ët ndryshojnë, pavarësisht se ky shërbim do të ofrohet nga kompania zvicerane "Societe Generale de Surveillance", (SGS). Olldashi tha gjithashtu se të gjithë drejtuesit e mjeteve do të njoftohen se shërbimi i kontrollit teknik të detyrueshëm i mjeteve do të vijojë të kryhet sipas procedurave normale në të gjithë qendrat e kontrollit teknik, sipas tarifave aktuale.
"Në çdo rast MPPTT-ja, do të komunikojë gjatë gjithë periudhës 5 mujore të parashikuar në kontratë për kryerjen e investimit paraprak, për pezullime eventuale shërbimi në pika të veçanta kontrolli nëse do të jetë e domosdoshme, me qëllim kryerjen e investimeve të parashikuar në 14 qendrat", deklaroi Olldashi. Kompania zvicerane "SGS", e cila për 10 vjet do të kryejë kontrollin teknik të mjeteve në vendin tonë do të investojë rreth 561 milionë lekë.